Politike

"PS i ka një borxh të madh Vlorës"/ Rama: Pas 11 Majit duhet të vendosim tolerancën zero ndaj çdo përfaqësuesi socialist...

Rama deklaroi se pas 11 Majit nuk do të ketë tolerancë ndaj çdo përfaqësuesi të Partisë Socialiste në çdo nivel që nuk jep respekt dhe që nuk i trajton në mënyrë të drejtë dhe të barabartë të gjithë anëtarët e këtij komunitetit aq më pak për shkak të rreshtimit në një parti tjetër politike.

23 Mars 2025, 09:38 Nga B.Z
"PS i ka një borxh të madh Vlorës"/ Rama: Pas 11 Majit
Edi Rama

VLORË - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi këtë të diel me kandidatët për deputet në qytetin e Vlorës u shpreh se Partia Socialiste i ka një borxh të madh këtij qyteti. 

Rama deklaroi se pas 11 Majit nuk do të ketë tolerancë ndaj çdo përfaqësuesi të Partisë Socialiste në çdo nivel që nuk jep respekt dhe që nuk i trajton në mënyrë të drejtë dhe të barabartë të gjithë anëtarët e këtij komunitetit aq më pak për shkak të rreshtimit në një parti tjetër politike.

"Pas 11 Majit duhet të vendosim tolerancën 0 ndaj çdo përfaqësuesi të Partisë Socialiste në çdo nivel që nuk jep respekt dhe që nuk i trajton në mënyrë të drejtë dhe të barabartë të gjithë anëtarët e këtij komunitetit aq më pak për shkak të rreshtimit në një parti tjetër politike. Jam apo sjam në listën e Vlorës unë jam deputet i Vlorës dhe deri kur të mbyll sytë Vlora për mua do të jetë Vlora që ka qënë kur kam mësuar notin. Një vend ëndrrash dhe një vend i bekuar me veçorit e veta nga zoti. E ndjej shumë thellë këtë borxhin që i kemi në nivelin vendor në nivelin e partisë",- tha Rama. 

edi rama zgjedhje parlamentare 11 maj

Sondazh

Poll