Politike

"Shqipërinë në BE do ta çojmë ne", Berisha: Vendimi i parë si kryeministër do të jetë për minimumin jetik 200 euro!

Pyetjes se cilin vendim do të firmoste, pas 11 majit nëse PD do të fitojë zgjedhjet, Berisha iu përgjigj se do të jetë vendimi për minimumin jetik 200 euro.

22 Mars 2025, 19:32 Nga N.F
"Shqipërinë në BE do ta çojmë ne", Berisha:
Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpalosur programin elektoral të PD në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Berisha i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, tha se të gjitha ato që janë shkruar në atë program janë të realizueshme.

Pyetjes se cilin vendim do të firmoste, pas 11 majit nëse PD do të fitojë zgjedhjet, Berisha iu përgjigj se do të jetë vendimi për minimumin jetik 200 euro. Ai theksoi se Shqipërinë në BE do ta çojë PD siç anëtarësoi vendin në NATO.

"Nuk premtoj qiellin, as gjëra të parealizueshme, por ato që realizoj. Premtoj se do ua kthej paratë shqiptarëve. O shqiptarë, ky ndërton rrugën me 10 mln euro, kur kushton 1 mln e 300 mijë euro. Ky merr 8.7 mln euro dhe i fut në xhepa. Unë do ia marr këtij dhe do ua jap ju. Ky është ekuacioni im. Shqipërinë në BE do ta çojmë ne. Ne anëtarësuam vendin në NATO. Tre ditë më parë BE tha se nuk ka datë për negociatat.

Atë akt Brukseli nuk e bëri pa qëllim, por për të thënë se me Edi Ramën nuk keni datë. 100 ditët e para të ardhjes në pushtet, 200 euro minimum jetik, paga minimale 500 euro, heqja e taksës mbi naftën 1.1 euro dhe do të jepet karta e konsumatorit. Këto do të jenë të parat që do të bëjmë," tha Berisha

 

berisha rama be

Sondazh

Poll