22 Mars 2025, 18:48
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se qeverisja e ardhshme, nëse PD do të fitojë zgjedhjet, do të përgatisë një draft për heqjen e një kompetence antikushtetuese që SPAK e ka aktualisht. Berisha i ftuar në emisionin “Kjo Javë” tha se përgjimi i gjykatësve përbën cenim të ligjit themeltar të shtetit.
Ai prezantoi edhe 2 ndërhyrje të tjera në kompetencat e Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se do të largohen prokurorët që flenë mbi dosjet e krimit si dhe shtoi se nuk do të ketë ndjekje politike nga ana e SPAK.
"Një kompetencë e SPAK është antikushtetuese, është ajo e përgjimit të gjykatësve me të cilën kjo prokuroi çon dosje. Kjo është një gjë e tmerrshme, është një diktaturë policeske dhe asgjësim i sistemit. E dyta, asnjë ngushtim përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por pastrim i plotë i atyre që flenë mbi dosjet e krimit.
E treta, asnjë proces politik nuk do të ketë gjatë qeverisjes së PD. Këto reforma do të bëhen me ndihmën e Komisionit të Venecias. Është jetike një reformë e dytë në drejtësi me Komisionin e Venecias. Qytetarët presin deri në 15 vite për drejtësi. Ju e patë dialogun Bushka-Llagani, “duhet t’i kemi në dorë ata”, thoshte. E kuptoni çfarë pazaresh kafeje me puro bënin zonjat. Kriteret do të jenë ligjore," tha ai.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Pas arrestimit të Veliajt u duk si nga ju, po ashtu edhe nga kryeministri, pati një ndryshim të qasjes ndaj SPAK. A patët një zbutje ndaj qëndrimit për SPAK? Dhe si i patë deklaratat që shfaqesh kontradiktore të Edi Ramës ndaj SPAK?
Sali Berisha: Ua them me bindjen më të thellë se prokurorët që flenë mbi krime janë kriminelë dhe ata që bëjnë ndjekje politike janë kriminelë politikë, këtë nuk mund ta ndryshoj, unë jam ky që jam.
Pyetje: Po SPAK-un mund ta ndryshoni pa i thënë SKAP?
Sali Berisha: Kur ta meritojë menjëherë. Kur të mos flenë mbi dosjet e krimit për shkak të Taulant Ballës. Kam dhënë evidenca se si Taulant Balla kontrollon bandën, policinë, SPAK-un, heq dosjen nga SPAK dhe i çon në polici për t’i mbyllur. Se si ky njeri premton arrestimin e një anëtari bande për llogari të një bande tjetër për të marrë vota.
Çfarë provash kërkon SPAK? Kur SKAP-i të heqë dorë nga ndjekja politike, absolutisht do të meritojë respektin më të madh. Edi Rama po e lavdëron sepse mqs është vetë i inkriminuar, mjafton të mos më prekë mua kjo drejtësi, thotë, por nami të bëhet. I dridhet zëri kur e kupton se po kërcënohet dhe trimërohet kur merr garanci se nuk kanë gjë me të.
berisha spak
Politike
22 Mars 2025, 18:42
N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i PD Sali Berisha, ka ngritur dyshime se statuset të cilat publikohen në rrjetet sociale të kreut të Bash...
Politike
22 Mars 2025, 18:29
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar pseudonimin që i ka vendosur kryeministri, Edi Rama si “bufi i kënetës&rdquo...
Politike
22 Mars 2025, 18:20
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shpalosi disa nga pikat e programit të tij elektoral me të cilat ai ...
Politike
22 Mars 2025, 18:15
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur në lidhje me procesin e Primareve. Berisha i ftuar në emisionin “Kjo Javë...
Politike
22 Mars 2025, 18:03
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar se nuk ka nisur lobimin për heqjen “non grata” pasi ...
Politike
22 Mars 2025, 17:44
N.F
Basha dhe Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me Lulzim Bashën teksa nuk kanë munguar edhe ironinë ndaj tij. Rama ka ...
Politike
22 Mars 2025, 17:35
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehet se ai nuk e kishte menduar se do të rikthehej një ditë n&e...
Politike
22 Mars 2025, 17:27
N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka përmendur dy momentet më të vështira të karrierës së tij politike dh...
Politike
22 Mars 2025, 17:22
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për përgatitjet e opozitës për zgjedhjet parlamentare ...
Politike
22 Mars 2025, 17:06
E. D
Stipe Mesiç
KOSOVË- Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, ka deklaruar se marrëveshja mes të Kosovës, Shqipër...