Politike

Ngërçi me Kushtetuesen, Venecia i përgjigjet Kuvendit: Në shkurt vijmë në Tiranë, opinionin e japim në mars

14 Janar 2020, 16:49 Nga DOSJA

TIRANË- Komisioni i Venecias me anë të një letre i ka kthyer përgjigje Kuvendit të Shqipërisë, në lidhje me kërkesën e këtij të fundit për shqyrtimin e veprimeve të Presidentit Ilir Meta në rastin e emërimit të Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese. Letra nga Gramoz Ruçi është dërguar në 30 dhjetor, ku kërkohet që të ketë një opinion nga Venecia në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të saj si dhe rolin e Presidentit.

 Në përgjigjen e dërguar sot, Sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert, shkruan se kërkesa do diskutohet dhe një opinion paraprak do të jepet në mars. Para dhënies së opinionit, juristët e Komisionit do të vijnë në Tiranë për të takuar palët dhe për të mbledhur informacione.  Ruçi në letrën që i ka dërguar Presidentit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ka parashtruar të gjithë atë që ka ndodhur në lidhje me emërimet në Kushtetuese.

Prej shumë muajsh Gjykata Kushtetuese është futur në ngërç, për shkak të mënyrës së emërimit të një prej anëtarëve të saj. Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllafin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe maxhoranca njohin Arta Vorpsin. KED dhe maxhoranca shprehen se Vorpsi është anëtare e ligjshme, pasi Presidenti zgjedhjen e Xhaferllarit e ka bërë jashtë afateve dhe emri i anëtares ishte publikuar në fletoren zyrtare. Kjo gjë nuk është pranuar nga Presidenti dhe ka kallëzuar në Prokurori kreun e KED për shpërdorim detyre dhe përverësim të kompetencave. Ndërkohë maxhoranca ka nisur hetimin për veprimet e Metës me emërimin e Xhaferllarit dhe i ka nisur disa pyejte Komisionit të Venecias, nga i cili kërkon një mendim nëse është shkelur apo jo kushtetuta dhe kush duhet të jetë anëtarja e ligjshme, Vorpsi apo Xhaferllari.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni i venecias ngërçi me gjykatën kushtetuese thomas markert komisioni i venecias ngërçi me gjykatën kushtetuese thomas markert

Sondazh

Poll