Sport

Ish-kapiteni kuqezi Altin Lala: “Mund të merrnim edhe një barazim!”

Goli i Ljuis-Skellit në pjesën e parë dhe i Herri Kejn në të dytën, vendosën fatin e ndeshjes.

22 Mars 2025, 01:25 Nga DOSJA
Ish-kapiteni kuqezi Altin Lala: “Mund të merrnim edhe një

TIRANE - Shqipëria u mposht nga Anglia me rezultatin 2-0 në “Ëembley”. Goli i Ljuis-Skellit në pjesën e parë dhe i Herri Kejn në të dytën, vendosën fatin e ndeshjes.

“Në 20 minuta e parë ishim të tërhequr, 90 minuta nuk e mban dot kështu. Në momente të veçanta e treguam që patëm hapësira dhe i vumë në vështirësi anglezët. Si Broja, edhe Asani, që mund të barazonte. Po të marrësh ndeshjen, shanset i kishim. Nuk është ajo Angli e madhe e “Transfermarkt” që kushtonte miliarda, se sot nuk kushtonin as 200 milionë euro.

Ne fund të ditës, edhe mund të barazonim, ishin disa pozicione të mira. Ndeshjet luhen e mbarojnë, aty mbaron rezultati. Kur u fut Broja, pati një farë efekti loja ofensive. Po të bënte më përpara disa ndryshime për sa kohë është 1-0, përsëri ne patëm 1-2 raste, me një goditje këndi”, u shpreh Lala.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll