Sport

"FSHF, mafia", tifozët kuqezi mesazhe të qarta nga "Wembley": Futbolli s'është biznes por pasion! 21 vite prezent, nuk na largoni dot

Përveç atmosferës festive që kanë krijuar në stadium, tifozët kuqezi kanë vendosur të japin disa mesazhe.

21 Mars 2025, 22:00 Nga N.F
"FSHF, mafia", tifozët kuqezi mesazhe të qarta nga
Tifozët kuqezi

LONDËR- Përballja e sotme mes Shqipërisë dhe Anglisë ka mbushur shkallët e stadiumit "Wembley" në Angli. Përveç atmosferës festive që kanë krijuar në stadium, tifozët kuqezi kanë vendosur të japin disa mesazhe.

Me disa banderola në tribuna tifozët shqiptarë kanë "thyer" ngjyrën e kuqe që ka pushtuar stadiumin ndërsa kanë vënë theksin se futbolli nuk është biznes por pasion. Ndërkohë nuk kanë kursyer FSHF-në të cilën tifozët e kanë quajtur mafia. Një tjetër parullë shkruante se në 21 vite kanë qenë prezent dhe nuk i ndalojnë dot.

Këto "kunja" nga tifozët kanë ardhur pasi TKZ-të akuzojnë FSHF-në se i kanë përjashtuar ata nga dhënia e një numri të caktuar biletash për anëtarët e tyre, çka sjell edhe zbehjen e mbështetjes së organizuar në tribuna. FSHF tha në një njoftim të dytë se të gjitha biletat do dalin online, duke mos pasur një marrëveshje mes tyre.

"FSHF, mafia", tifozët kuqezi mesazhe të qarta nga

fshf ndeshja shqiperi-angli

Sondazh

Poll