Sport

Maqedonia me fanela të zeza, në respekt të viktimave të Koçanit ndaj Lihtenshtejnit...

Ndeshja Lihtenshtjen - Maqedoni e Veriut do të zhvillohet të shtunën, në ora 15:00 në stadiumin Rhein Park të Vaduzit.

21 Mars 2025, 19:46 Nga DOSJA
Maqedonia me fanela të zeza, në respekt të viktimave të

LIHTENSHTEJN - Edhe futbollistet e kombëtares janë të pikëlluar për tragjedinë e diskotekës në Koçan. Do ta kenë vështirë të motivohen për të luajtur futboll, por ata thonë se do të luajnë për nder të viktimave dhe të lënduarve.

Kombëtarja e Maqedonisë është në Vaduz të Lihtenshtajnit, ku do të përballet përfaqësuesen e këtij shteti në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

“Ngushëllimet e mia për familjarët e prekur nga kjo tragjedi. Jam shumë i prekur nga ana emocionale çka ndodhi atje. Kishte shumë jetë të humbura.

Besoj që në këtë shtet në të cilin jetojmë duhet të japim më shumë dashuri, të përkrahim njëri tjetrin dhe të tentojmë t’i ndihmojmë njëri tjetrit sa shumë”, tha Enis Bardhi.

Me këtë ndeshje Maqedonia nis ciklin e kualifikimeve për botërorin e ardhshëm. Kombëtarja verdhekuqe gjendet në Grupin J bashkë me Belgjikën, Kazakistanin, Lihtenshtajnin dhe Uelsin.

Ndeshja Lihtenshtjen - Maqedoni e Veriut do të zhvillohet të shtunën, në ora 15:00 në stadiumin Rhein Park të Vaduzit. 

Është paralajmëruar se futbollistët maqedonas do të dalin në fushë e fanela të zeza në shenjë respekti për viktimat e Koçanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll