Sport

Anglia ndëshkon sërish Shqipërinë, Harry Kane shënon golin e dytë! Zëvendësohet Strakosha (VIDEO)

Kjo është ndeshja e parë e kombëtares shqiptare për kualifikueset në grupin tonë për Kupën e Botës 2026.

21 Mars 2025, 22:21 Nga r.ll
Anglia ndëshkon sërish Shqipërinë, Harry Kane shënon
pamje nga ndeshja

ANGLI- "Tre Luanët" luajnë të qetë në pjesën e mbetur të ndeshjes, pasi Harry Kane ka shënuar golin e dytë në portën e kuqezinjve. 

Ndërkohë pak çaste më herët, Armando Broja u fut në fushë duke zëvendësuar Nedim Bajramin. Pas Brojës janë kryer edhe dy zëvendësime të tjera. Pajaziti dhe Hoxha aktivizohen në vendin e Laçit dhe Asanit.

Një zëvendësim i detyruar është kryer te Shqipëria, portieri Strakosha është larguar i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Kastrati.

Kjo është ndeshja e parë e kombëtares shqiptare për kualifikueset në grupin tonë për Kupën e Botës 2026.

harry kane ndeshja shqiperi-angli

Sondazh

Poll