Sport

Kapiteni Gjimshiti: “Tek goli i dytë përfundoi ndeshja…”

Kombëtarja shqiptare u mposht nga Anglia me shifrat 2-0 në ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës.

22 Mars 2025, 01:21 Nga DOSJA
Kapiteni Gjimshiti: “Tek goli i dytë përfundoi

ANGLI - Kombëtarja shqiptare u mposht nga Anglia me shifrat 2-0 në ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës. Në fund të këtij takimi, kapiteni i kuqezinjve Berat Gjimshiti doli në prononcim për mediat.

“Nuk ishim të frikësuar, në futboll nuk ka frikësim. Anglia është e fortë kundër të gjithëve. Te 1-0 ishte OK. Me futjen e Brojës, patëm disa raste në sulm, mungoi pasimi i fundit.

Te goli i dytë përfundoi ndeshja. Nuk e kishim bërë plan që të zbrisnim aq poshtë. Ata kanë lojtarë që e fusin topin mbrapa shpinës dhe është e vështirë t’i kapësh me shpejtësinë që kanë”, u shpreh Gjimshiti.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll