Sport

VIDEO/ Shqiptarët “ngjyrosin” Londrën kuqezi, anglezët i bashkohen në valle…

Sfida Angli-Shqipëri do të startojë në Wemley në orën 20:45

21 Mars 2025, 19:05 Nga DOSJA

VIDEO/ Shqiptarët “ngjyrosin” Londrën kuqezi,

ANGLI - Teksa Kombëtarja shqiptare po përgatitet të nisë rrugëtimin e saj në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë të kualifikueseve do të ndeshet me Anglinë, shqiptarët kanë nisur atmosferën e tyre në rrugët e Londrës.

Me daulle, këngë e valle, ashtu siç e do tradita, tifozët shqiptarë po e përgatisin këtë takim me festë.

Kësaj feste i janë bashkuar gjithashtu dhe vetë anglezët, me disa prej tyre që janë futur në valle, duke kërcyer së bashku me shqiptarët, ku atmosfera festive nuk kishte fund.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll