Bota

Shkrirja e Departamentit të Arsimit, reagon Trump: Përgjegjësitë e tij do t'u delegohen agjencive të tjera

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore do të marrë përsipër programet e të ushqyerit dhe nevojave të veçanta

21 Mars 2025, 18:03 Nga A.Ll
Shkrirja e Departamentit të Arsimit, reagon Trump:
Donald Trump

SHBA - Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se administrata e tij do të transferojë përgjegjësinë për kreditë studentore, ushqimin dhe programet për fëmijët me nevoja të veçanta nga Departamenti i Arsimit i shfuqizuar aktualisht në departamente të tjera.

Duke folur për gazetarët në Zyrën Ovale, Trump tha se kreditë studentore tani do të menaxhohen nga Administrata e Biznesit të Vogël (SBA). " Ne kemi një portofol që është shumë i madh, shumë kredi, dhjetëra mijëra kredi."
Kjo po tërhiqet menjëherë nga Departamenti i Arsimit dhe do të menaxhohet nga Kelly Leffler, kreu i SBA.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore do të marrë përsipër programet e të ushqyerit dhe nevojave të veçanta.

Trump përmbushi një premtim të fushatës të enjten kur nënshkroi një urdhër ekzekutiv që synonte shpërbërjen e Departamentit të Arsimit. Shtetet dhe bordet lokale arsimore do të jenë tani e tutje përgjegjëse për politikën arsimore. Javën e kaluar, Ministria e Arsimit njoftoi se do të pushonte nga puna pothuajse gjysmën e stafit të saj.

donald trump departamenti i arsimit shba

Sondazh

Poll