Bota

Pranoi se kishte fëmijë me një 15-vjeçar para 30 vjetësh, ministrja në Islandë jep dorëheqjen

Marrëdhënia e të riut me Thorsdottir ishte e fshehtë, por i riu ishte i pranishëm në lindjen e fëmijës së tij dhe kaloi vitin e parë me të. 

21 Mars 2025, 17:41 Nga r.ll
Pranoi se kishte fëmijë me një 15-vjeçar para 30
ministrja

ISLANDË- Ministrja e Islandës për Fëmijët ka dhënë dorëheqjen pasi pranoi se kishte një fëmijë me një adoleshent më shumë se 30 vjet më parë.

Asthildur Loa Thorsdottir tha në një intervistë se kishte filluar një lidhje me një djalë 15-vjeçar kur ishte 22 vjeç dhe këshilltare në një grup fetar. Ajo lindi fëmijën e tyre kur ajo ishte 23 vjeç dhe ai ishte 16 vjeç.

Mediat e huaja raportojnë se kryeministrja Kristún Frostdottir mësoi për incidentin vetëm të enjten në mbrëmje, kur agjencia islandeze e lajmeve RUV e zbuloi atë. Ai ka thirrur menjëherë në zyrë ministren e Arsimit dhe ajo ka paraqitur dorëheqjen.

I riu, i quajtur Erik Asmundsson, ishte bashkuar me një grup fetar për shkak të vështirësive brenda familjes së tij. Marrëdhënia e tij me Thorsdottir ishte e fshehtë, por i riu ishte i pranishëm në lindjen e fëmijës së tij dhe kaloi vitin e parë me të. 

RUV raporton se ka parë dokumentet që Asmundson i ka dorëzuar Departamentit të Drejtësisë, duke kërkuar qasje tek djali i tij. Thorsdottir refuzoi, por kërkoi dhe mori mbështetje financiare nga Asmundsson për 18 vitet e ardhshme .

Mosha e pëlqimit në Islandë është 15 vjeç, megjithatë, është e paligjshme të kesh marrëdhënie seksuale me një person nën 18 vjeç nëse dikush është mësues ose kujdestar, nëse i mituri është i varur financiarisht nga një i rritur ose nëse punon për një të rritur.  Dënimi maksimal për këtë është tre vjet burgim.

"Kanë kaluar 36 vjet, shumë gjëra ndryshojnë në atë kohë dhe sigurisht që sot do t'i kisha trajtuar këto çështje ndryshe," tha ministrja për mediat islandeze. Kryeministrja islandeze deklaroi se kjo është një "çështje serioze", megjithëse shtoi se "nga respekti për individët në fjalë, nuk do të komentoj më tej".

asthildur loa thorsdottir islande

Sondazh

Poll