Bota

Zjarri në aeroportin e Hearthrow në Londër, dyshime për sabotazh nga presidenti Vladimir Putin

Mijëra shtëpi mbetën pa energji elektrike, ndërsa më shumë se 100 persona u evakuuan pasi një transformator në nënstacion mori flakë, duke shkaktuar një shpërthim të madh që u dëgjua në zonë.

21 Mars 2025, 16:54 Nga E. D
Zjarri në aeroportin e Hearthrow në Londër, dyshime për
foto ilustruese

LONDËR- Policia kundër terrorizmit po heton një zjarr në një nënstacion elektrik, i cili ka mbyllur Aeroportin Heathrow të Londrës gjatë gjithë ditës e sotme, mes pretendimeve se mund të jetë një sulm sabotazhi nga Rusia, i lidhur me fushatën e Vladimir Putinit për paqëndrueshmëri në Europë. Më shumë se 1,300 fluturime drejt dhe nga aeroporti më i ngarkuar i Mbretërisë së Bashkuar do të preken sot për shkak të mbylljes së tij, pas një zjarri në nënstacionin elektrik të North Hyde, sipas medias vendase. 

Mijëra shtëpi mbetën pa energji elektrike, ndërsa më shumë se 100 persona u evakuuan pasi një transformator në nënstacion mori flakë, duke shkaktuar një shpërthim të madh që u dëgjua në zonë. Zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar Rusinë dhe përfaqësuesit e saj për organizimin e dhjetëra sulmeve dhe incidenteve të tjera nëpër Evropë që nga pushtimi i Ukrainës tre vjet më parë.

Ata pretendojnë se kjo fushatë është një vazhdim i luftës së Presidentit Putin, e krijuar për të mbjellë përçarje në shoqëritë evropiane dhe për të minuar mbështetjen për Ukrainën megjithëse Kremlini ka mohuar se po kryen akte sabotazhi kundër Perëndimit. Më herët këtë javë, Putin kishte rënë dakord për një armëpushim të kufizuar, duke ndaluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, pas një telefonate me Presidentin amerikan Donald Trump.

Tani, ekspertët po analizojnë nëse Rusia mund të ketë lidhje me zjarrin në nënstacionin e Mbretërisë së Bashkuar, i cili po ndikon në 679 fluturime të planifikuara për të ateruar dhe 678 nisje nga Heathrow. Policia kundër terrorizmit do të përfshihet në hetim, për shkak të nevojës për të përcaktuar shpejt nëse ka pasur sabotazh dhe për të sqaruar çështjet e sigurisë mbi mënyrën se si një zjarr i vetëm mundi të rrëzonte një pjesë kaq të rëndësishme të infrastrukturës. 

Kjo ndodh pasi spiunët rusë dërguan një pako me lodra seksi elektronike në Evropën Perëndimore, përpara se të fshihnin pajisje zjarrvënëse që u aktivizuan në depot e DHL në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani korrikun e kaluar, në atë që pretendohet të ketë qenë një provë për një sulm të mundshëm ndaj një fluturimi drejt SHBA.

vladimir putin

Sondazh

Poll