Politike

"Kur do të vini për mbledhje në burg-shtabin e PS", FRPD protestë simbolike në burgun e Durrësit

E pranishme në protestë ishte dhe kandidatja e PD-së për qarkun e Durrësit, Ilirjana Kuçana, e cila bashkë me të rinjtë u shpreh se pas 11 majit, Rama do t’i bashkohet skuadrës së tij në burgun e Durrësit

21 Mars 2025, 16:55 Nga r.ll
"Kur do të vini për mbledhje në burg-shtabin e PS",
protesta

DURRËS- Një protestë simbolike është zhvilluar sot nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike në burgun e Durrësit. Protesta e FRPD u zhvillua si një kundërpërgjigje ndaj aktivitetit të kryeministrit Edi Rama që prezantoi kandidatët e PS për këtë qark.

E pranishme në protestë ishte dhe kandidatja e PD-së për qarkun e Durrësit, Ilirjana Kuçana, e cila bashkë me të rinjtë u shpreh se pas 11 majit, Rama do t’i bashkohet skuadrës së tij në burgun e Durrësit

Aktualisht në burgun e Durrësit ndodhen disa ish-zyrtarë të Partisë Socialiste si Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë, si dhe ish-deputetët Jurgis Çyrbja dhe Alqi Bllako.

Gjithashtu në paraburgimin e Durrësit ndodhet edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

proteste ne burgun e durresit frpd

Sondazh

Poll