Sport

Anglia sot nis epokën e re “TT” përballë Shqipërisë. Ja formacionet e mundshme…

Gjermani Thomas Tuchel merr frenat e kombëtares së Anglisë me synimin për të fituar Kupën e Botës 2026.

21 Mars 2025, 11:00 Nga DOSJA

Anglia sot nis epokën e re “TT” përballë

ANGLI - “Tre Luanët” po hyjnë në një epokë të re nën drejtimin e Thomas Tuchel, i cili bën debutimin e tij në Wembley kundër Shqipërisë së Sylvinhos në raundin hapës të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“Dua të luaj me gëzimin e fitores, jo me frikën e humbjes”, tha gjermani dje, duke kujtuar komentet e tij si analist televiziv, kur Anglia humbi finalen e Euro 2024 ndaj Spanjës në korrik.

Tuchel po ve bast për një listë pa shumë ndryshime, duke filluar me kapitenin Harry Kane, i cili e kishte atë si trajner sezonin e kaluar te Bayern, dhe lojtarin e Real Madridit, Jude Bellingham.

Prurjet e reja të mundshme përfshijnë Myles Lewis-Skelly, një mbrojtës i Arsenalit, i cili mund të debutojë në moshën 19-vjeçare, dhe Jordan Henderson, dikur i Liverpoolit dhe tani te Ajax, i cili rikthehet në moshën 34-vjeçare pasi nuk kishte luajtur ndërkombëtarisht që nga nëntori 2023.

Shqipëria, e cila mori pjesë në Euro 2024 pa e kaluar fazën e grupeve, ka në radhët e saj tre lojtarë të La Ligës spanjole: Iván Balliu (Rayo), Rey Manaj (Sivasspor) dhe mbrojtësin e Espanyol, Marash Kumbulla.

Ja formacionet e mundshme

Anglia: Pickford; Walker, Guéhi, Colwill, Lewis-Skelly; Jordan Henderson, Rajs; Foden, Bellingham, Rashford; Kane. Trajneri: Thomas Tuchel

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Djimsiti, Aliji; Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Muçi; Manaj. Trajneri: Sylvinho

Gjyqtar: Alejandro Hernández Hernández (Spanjë)

Stadiumi: Wembley. (20:45).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll