Sport

Hummels pranon fajin: "Në Bilbao, ndoshta ishte gabimi më i madh i karrierës sime"

Mbrojtësi gjerman i rikthehet përjashtimit nga Europa League: “Nuk ishte një incident për të karton të kuq”

21 Mars 2025, 12:00 Nga DOSJA

Hummels pranon fajin: "Në Bilbao, ndoshta ishte gabimi më i madh

ITALI - "Kam bërë disa kërkime. Kam frikë se ky mund të ketë qenë gabimi më i madh i karrierës sime." Mbrojtësi i Romës, Mats Hummels e tha këtë për gabimin në ndeshjen e dytë të 1/16- tës së Europa League kundër Athletic Bilbaos, i cili i kushtoi atij një karton të kuq pas njëmbëdhjetë minutash lojë.

Në podcast-in e tij, gjermani shpjegoi se në karrierën e tij ka bërë "rreth katër gabime të këtyre përmasave", "shumë budallaqe, por shpesh me rezultate të mira" për skuadrat ku ka luajtur.

Si shembull, 36-vjeçari përmendi një gabim kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve 2013: "Por atëherë ata e fitonin ndeshjen 4-1 dhe gabimi nuk peshon aq sa më parë. Unë nuk e eliminuava skuadrën".

Pas përjashtimit ndaj Athletic, Roma humbi 3-1 dhe u eliminua. "Ishte vërtet e tmerrshme," tha kampioni i botës 2014, "të jesh në dhomat e zhveshjes dhe të shpresosh për të gjithë ndeshjen që do t'ia dalësh.

Ti e di që secili nga shokët e skuadrës duhet të vrapojë më shumë tani, vetëm për shkakun tënd. Të gjithë në fushë po vuajnë për shkakun tënd".

Ditët pas ndeshjes, ku ai u kritikua ashpër, "ishin vërtet të tmerrshme", tha Hummels, duke shpjeguar më vonë se ai e rishikoi episodin dhe se "duket edhe më keq në TV. Sepse është edhe më e qartë se kjo kalim nuk duhej të ishte bërë".

Megjithatë, mbështetja e klubit e ka ndihmuar shumë dhe “rrallëherë ka përjetuar një reagim kaq të mirë nga një ekip për diçka të tillë”, tha mbrojtësi. Hummels më vonë e përshkroi kartonin e kuq që mori si një "vendim të ashpër".

"Për mendimin tim, nuk ishte një incident për karton të kuq, sepse ndodhi disa metra në gjysmën tonë të fushës. Unë u habita shumë që ai nxorri një të kuq direkt. Nëse arbitri do të kishte dhënë një të verdhë, nuk mendoj se VAR-i do ta kishte ndryshuar atë në të kuqe", vazhdoi ish-ndërkombëtari gjerman.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll