21 Mars 2025, 11:58
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së zhvilluar me gazetarët është ndalur edhe në sektorin e kulturës në vendin tonë.
Berisha tha se çështja e kulturës duhet të pësojë ndryshim rrënjësor. Kreu i PD-së theksoi më tej se duhet bashkërendim me autoritet e Kosovës dhe me shqiptarët e diasporës që të ketë përparim në këtë sektor.
Berisha theksoi se nëse PD vjen në pushtet nismat e përbashkëta në fusha të ndryshme të teatrit, filmit, festivaleve midis Kosovës dhe Shqipërisë do të jenë një ligj në përpjekjen për mbrojtjen e kulturës dhe zhvillimin e saj.
Pjesë nga fjala e Berishës
Çështja e kulturës, në një mënyrë ose tjetër, ndryshon nga një komb në tjetrin, por çështja e kulturës për një komb jetim siç është kombi shqiptar është çështje e ekzistencës së tij sepse ne nuk kemi kushërinj.
Por kjo kërkon një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj këtij problemi.
Kërkon një qasje kombëtare, që nuk njeh kufi.
Një bashkërendim i plotë me autoritetet e Kosovës dhe shqiptarët e diasporës është një kusht për zhvillimin, përparimin e kulturës tonë kombëtare. Midis dy shteteve dhe universit tonë në diasporë duhet të vendoset një bashkëpunim institucional me mekanizma të përcaktuara qartë.
Nismat e përbashkëta në fusha të ndryshme të teatrit, filmit, festivaleve midis Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jenë një ligj në përpjekjen tonë për mbrojtjen e kulturës dhe zhvillimin e saj. Sot ne kemi më shumë shqiptarë jashtë Shqipërisë dhe Kosovës se në këto dy vende. Sot jetojmë në një kohë kur mosha dixhitale, distancën e bën virtuale.
Në këtë kuadër, ne zotohemi të bëjmë çdo përpjekje që çdo talent shqiptar kudo të jetë të ndjejë përkrahjen dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare. Të ndjejë interesin e saj. Do krijohen institucione të veçanta për trajtimin. Do ketë statuse të veçanta për eminencat shqiptare në fushën e artit dhe kulturës kudo në botë.
Është shumë e domosdoshme. Shumë vite më parë pata rastin t’u akordoja titullin Nderi i Kombit tre personaliteteve të mëdha, dy prej të cilëve nuk jetonin në Shqipëri. Ismail Kadareja i pari, por Ibrahim Kodra dhe Ernesto Sabato jetonin në Itali dhe Argjentinë. Të dy ata, kolosë të mëdhenj, Ibrahim Kodra ndër piktorët më të mëdhenj, në Italinë mike, Ernesto Sabato, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Argjentinës, por që origjina e tij shqiptare e solli dhe pranoi me kënaqësi titullin Nderi i Kombit.
Ky ishte një akt simbolik, por ne do institucionalizojmë bashkëpunimin me çdo shqiptare e shqiptar që ka krijuar, ka bërë emër kudo që ndodhen.
sali berisha partia demokratike
Politike
21 Mars 2025, 11:56
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në prezantimin e Programit të Qeverisj...
Politike
21 Mars 2025, 11:40
I.A
Adriana Kalaja
TIRANË- Avokatja Adriana Kalaja ka depozituar sot një kallëzim kundër Klotilda Bushkës, Nereda Llagamit, Erion Veli...
Politike
21 Mars 2025, 11:40
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Partia Demokratike ka prezantuar Programin e Qeverisjes 2025-2029 për Kulturën, një projekt që synon rin...
Politike
21 Mars 2025, 11:15
E. D
Hashim Thaçi
KOSOVË- Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk mundi t'i jepte lamtumurën e fundit babait të tij, Ha...
Politike
21 Mars 2025, 11:08
B.Z
Ajola Xoxa
TIRANË - Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sërish paraditen...
Politike
21 Mars 2025, 10:16
M.B
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama premtoi sot nga Durrësi ndërtimin e rrugës Thumanë-Krujë. Duke iu referuar kryeba...
Politike
21 Mars 2025, 09:55
M.B
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama, në takimin me kandidatët e qarkut të Durrësit, ironizoi sërish opozitë...
Politike
21 Mars 2025, 09:43
M.B
Foto nga takimi
DURRËS- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partin&...
Politike
21 Mars 2025, 09:35
B.Z
Edi Rama
DURRËS - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kandidatët për deputet në Qarkun e Durrësit u shpreh se këto zg...
Politike
21 Mars 2025, 09:26
M.B
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste n&eu...