Politike

"Nuk e përcakton këneta a po bëjmë shtet apo jo"/ Rama: Nëse doni pashaportën e BE-së, votoni PS-në!

Sipas kreut të qeverisë vota për Partinë Socialiste do të thotë Integrim në BE, ndërsa për kundërshtarët është një votë e çuar dëm. 

21 Mars 2025, 09:35 Nga B.Z
"Nuk e përcakton këneta a po bëjmë shtet apo jo"/
Edi Rama

DURRËS - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kandidatët për deputet në Qarkun e Durrësit u shpreh se këto zgjedhje janë të rëndësishme. Sipas kreut të qeverisë vota për Partinë Socialiste do të thotë Integrim në BE, ndërsa për kundërshtarët është një votë e çuar dëm. 

Referuar akuzave të opozitës për korrupsionin, drejtësinë dhe krimin e organizuar, Rama tha se nuk e përcakton opozita nëse qeveria po bën shtet apo jo, por sipas tij e përcaktojnë organe të tjera kopetente që flasin me fakte dhe jo me llafe. 

"Mos e çoni votën dëm te këneta. Atë votë duhet ta marrë ta fusë te kutia e PS-së për të marrë pashaportë për fëmijën që ka 14 vjeç dhe kur të jetë 18 vjeç ta dërgojë student në BE. Ajo që ndodhi me studentët në Britaninë e Madhe duhet të jetë mësim për të gjithë këtu. Do pashaportën, voto këtu. Nuk e përcakton këneta a po bëjmë ne shtet apo jo, apo nëse po luftojmë me korrupsionin dhe krimin, e përcakton tjetërkush që shohin faktet jo llafet",- tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll