Politike

"Nuk është muhabet ordiner, por një çështje komplekse!" Rama për integrimin: Jemi gjendur në kohën dhe vendin e duhur në këtë histori

Ai ka nënvizuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit ndërsa ka vijuar të flasë për integrimin në BE.

21 Mars 2025, 09:26 Nga M.B
"Nuk është muhabet ordiner, por një çështje
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit. Ai ka nënvizuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit ndërsa ka vijuar të flasë për integrimin në BE. Rama tha se ky nuk është një diskutim ordiner, por një çështje komplekse. Sipas tij, merita e socialistëve është se janë gjendur në kohën dhe vendin e duhur në këtë histori.

“Nuk është muhabet ordiner por një çështje komplekse, jemi krenar, unë jam jashtëzakonisht krenar, sepse jemi në pararojë, vendet që vrapojnë më përpara, e jo vetëm kaq, por na është pranuar dhe kemi dakordësuar me BE-në që të gjitha negociatat t’i mbyllim brenda 2027, që do jetë rekord i hatashëm i të gjithë historisë së integrimit. Merita jonë është se jemi gjendur në kohën dhe vendin e duhur në këtë histori, të jemi të përgatitur kur të vinte momenti”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll