Politike

Nuk i dha lamtumirën e fundit/ Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi merr leje nga Specialja, viziton varrin e të atit (FOTO)

Bëhet e ditur se ish-presidenti ka mbërritur në Kosovë. Aeroplani privat me të cilin udhëtonte Thaçi është nisur nga Roterdami në orën 08:00 dhe ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës në orën 10:00.

21 Mars 2025, 11:15 Nga E. D
Nuk i dha lamtumirën e fundit/ Ish-presidenti i Kosovës Hashim
Hashim Thaçi

KOSOVË- Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk mundi t'i jepte lamtumurën e fundit babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili u varros të martën në Skënderaj, por tashmë ka marrë leje për të vizituar varrin.

Bëhet e ditur se ish-presidenti ka mbërritur në Kosovë. Aeroplani privat me të cilin udhëtonte Thaçi është nisur nga Roterdami në orën 08:00 dhe ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës në orën 10:00. Megjithashtë ende nuk se sa do të qëndrojë ai në Kosovë. 

Nuk i dha lamtumirën e fundit/ Ish-presidenti i Kosovës Hashim

Lajmin e bëri të ditur ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook  shkruan se e sollën sot në kohë të pa kohë dhe sa për sy e faqe. 

E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetë vetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungon në total”, tha Haradinaj. 

hashim thaci

Sondazh

Poll