Politike

"Mos dëgjoni muzikën e kënetës!" Rama: Mandatin e katërt ndërtojmë rrugën Thumanë-Krujë

Rama bëri thirrje për shqiptarët që më 11 maj të mos e çonin votën dëm, sipas tij dhe të votonin për të ardhmen europiane të vendit e jo për kënetën.

21 Mars 2025, 10:16 Nga M.B
"Mos dëgjoni muzikën e kënetës!" Rama: Mandatin e
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama premtoi sot nga Durrësi ndërtimin e rrugës Thumanë-Krujë. Duke iu referuar kryebashkiakut të Krujës Artur Bushit që ishte prezent, Rama tha se kjo rrugë do të bëhej në mandatin e katërt si premtim i dhënë. Rama bëri thirrje për shqiptarët që më 11 maj të mos e çonin votën dëm, sipas tij dhe të votonin për të ardhmen europiane të vendit e jo për kënetën.

“Në mandatin e katërt do bëjmë rrugën Tiranë-Krujë, rrugën që Bushi, (kryebashkiaku i Krujës) e ka kërkuar që kur ishte i vogël. S’u bë rruga, iku Bushi në Itali. Më kujtohet kur e takova për herë të parë dhe më kërkoi rrugën Thumën-Krujë, më tha po e bërë unë vij me ty, e atëkohë nuk isha në qeveri, por më tha se kur të vish në pushtet do e bësh rrugën Thumanë-Krujë dhe ja kjo ishte... Doni të rrini e të dëgjoni muzikën e kënetës, dëgjojeni. Por ju them në datën 11 mos e hidhni kot atë votë, mos e çoni dëm”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll