21 Mars 2025, 11:48
Nga B.Z
Floriri
TIRANË - Një 39-vjeçar me origjinë turke është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për kontrabandë të sendeve me vlerë. Policia bën me dije se nga kontrolli fizik, 39-vjeçarit i janë gjetur 455 gramë flori dhe bizhuteri floriri, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar me qëllim shitjen në Shqipëri.
Policia njofton se ka nisur procedimi penal edhe për një 58-vjeçar i cili dyshohet se bashkëpunonte me turkun për trë shitur mallrat në Shqipëri.
Mallrat pa fatura blerjeje, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 35 000 euro dhe 16 200 dollarë që iu gjetën 39-vjeçarit. Gjithashtu është sekuestruar automjeti dhe celulari i tij.
Njoftimi i Policisë
Kontrabandonte flori dhe bizhuteri floriri, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në flagrancë shtetasi turk.
Këtij shtetasi i sekuestrohen rreth 455 gramë flori, si dhe 35 000 euro dhe 16 200 dollarë, të përfituar nga shitja e sendeve me vlerë.
Gjithashtu, identifikohet dhe procedohet penalisht shtetasi që shiste sendet me vlerë, për llogari të shtetasit turk.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kontrabandimit të sendeve me vlerë, me qëllim shitjen në Shqipëri, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 dhe me Prokurorinë e Tiranës, finalizoi operacionin “Gold”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi turk B. A., 39 vjeç, banues në Stamboll, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi S. B., 58 vjeç, banues në Vlorë.
Nga kontrolli në automjetin që drejtonte shtetasi turk, në rrugën “5 maji”, u gjetën 455 gramë flori dhe bizhuteri floriri, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar me qëllim shitjen nga shtetasi S. B.. Mallrat pa fatura blerjeje, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 35 000 euro dhe 16 200 dollarë që iu gjetën 39-vjeçarit, automjetin dhe celularin e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
arrestim tirane procedim penal kontr
Aktualitet
21 Mars 2025, 11:05
M.B
Saimir Hoxha, administratori i firmës 'Hel Jon'
FUSHË-PREZË- Firma ku punonte drejtuesi i betonieres, 24-vjeçari Aleksandër...
Aktualitet
21 Mars 2025, 10:38
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
FUSHË-PREZË- Të tjera detaje vijojnë të zbardhen për aksidentin tragjik të ndodhur mbr&eu...
Aktualitet
21 Mars 2025, 10:31
M.B
Foto ilustruese
BURREL- Një aksidenti i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Klos-Burrel, ku një fur...
Aktualitet
21 Mars 2025, 10:18
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me operacionin e ndërmarrë një ditë më par&eum...
Aktualitet
21 Mars 2025, 10:15
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi ka kanosur një punonjës policie. M&eum...
Aktualitet
21 Mars 2025, 09:27
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një grup që merrej me trafikimin e vajzave të huaja dhe shfrytëzimin e tyre për prostitucion ës...
Aktualitet
21 Mars 2025, 09:02
B.Z
Arrestim Shkodër
SHKODËR - Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi është kapur duke q...
Aktualitet
21 Mars 2025, 08:32
B.Z
Foto ilustruese
KUKËS - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Kukës. Një ma...
Aktualitet
21 Mars 2025, 08:02
B.Z
Pamje nga operacioni
TIRANË - Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar nga Policia këtë të premte. Burime p&e...
Aktualitet
21 Mars 2025, 07:31
B.Z
Xhamia e djegur
BULQIZË - Një xhami është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premte në fshati...