Aktualitet

Operacion antidrogë në Fushë-Krujë, policia blindon zonën! Kontrolle në sera, tunele dhe shtëpi të braktisura

Operacioni pritet të shtrihet në të gjithë rrethin e Krujës, ndërsa në terren kanë dalë forcat speciale, njësitë e antidrogës dhe policisë vendore.

21 Mars 2025, 08:02 Nga B.Z
Operacion antidrogë në Fushë-Krujë, policia blindon
Pamje nga operacioni

TIRANË - Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar nga Policia këtë të premte. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se forca të shumta policie kanë zbarkuar në Fushë-Krujë dhe po ushtrojnë kontrolle në sera, tunele dhe banesa të braktisura. 

Operacioni synon goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, ndërsa deri më tani nuk ka informacion për të shoqëruar apo arrestuar. Operacioni pritet të shtrihet në të gjithë rrethin e Krujës, ndërsa në terren kanë dalë forcat speciale, njësitë e antidrogës dhe policisë vendore.Operacioni është ende në zhvillim dhe detaje të reja pritet të dalin në vazhdim. 

operacion antidroge fushe kruje

Sondazh

Poll