Aktualitet

Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, arrestohen 8 tutorët, mes tyre një oficere policie

Raportohet se në total janë rreth 50 vajza të huaja të cilat janë shfrytëzuar nga tutorët, dhe dyshohet se janë me orgjinë nga Kolumbia. 

21 Mars 2025, 09:27 Nga B.Z
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, arrestohen 8 tutorët,
Foto ilustruese

TIRANË - Një grup që merrej me trafikimin e vajzave të huaja dhe shfrytëzimin e tyre për prostitucion është goditur në Tiranë. Bëhet me dije se në pranga kanë rënë 8 tutorë mes tyre edhe një oficere policie. 

Raportohet se në total janë rreth 50 vajza të huaja të cilat janë shfrytëzuar nga tutorët, dhe dyshohet se janë me orgjinë nga Kolumbia. Sakaq, raportohet se oficerja e arrestuar punonte në komisariatin nr.1 të kryeqytetit. Nuk dihen ende identitetet e tutorëve të arrestuar apo si e ushtronin aktivitetin e paligjshëm në Shqipëri. Detaje të reja pritet të dalin në vazhdim. 

prostitucion rrjet tra

Sondazh

Poll