Aktualitet

Aksident në Kukës, makina përplas triçiklin, humb jetën shoferi

Një makinë është përplasur në rrethana ende të paqqarta me një triçikël dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit.  Bëhet me dije se drejtuesi i triçiklit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë

21 Mars 2025, 08:32 Nga B.Z
Aksident në Kukës, makina përplas triçiklin, humb
Foto ilustruese

KUKËS - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Kukës. Një makinë është përplasur në rrethana ende të paqqarta me një triçikël dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit.

Bëhet me dije se drejtuesi i triçiklit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit. 

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 07:00, në rrugën e Prizrenit, shtetasi A. B., 20 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin S. M., 51 vjeç. Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar shtetasin A. B., shoferin e automjetit që shkaktoi aksidentin. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Automjeti i shtetasit A. B. është sekuestruar si pjesë e hetimeve.

 

aksidetn rrugor kukes

Sondazh

Poll