Aktualitet

"Djali i biznesmenit të vrarë!" Aksidenti me 4 viktima/ Shpallet në kërkim administratori i firmës ku punonte drejtuesi i betonieres (EMRI)

Ai akuzohet se ka punësuar 24-vjeçarin si shofer, ndërkohë që nuk kishte patentë për drejtimin e mjeteve të rënda, teksa janë shkelur edhe rregullat e sigurisë rrugore e të punës. Ndërkohë, 27-vjeçari Samir Hoxha rezulton se është djali i Ruzhdi Hoxhës, biznesmenit që u gjet i vrarë më 6 nëntor 2021 në Qafë Mollë.

21 Mars 2025, 11:05 Nga M.B
"Djali i biznesmenit të vrarë!" Aksidenti me 4 viktima/
Saimir Hoxha, administratori i firmës 'Hel Jon'

FUSHË-PREZË- Firma ku punonte drejtuesi i betonieres, 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, tashmë i arrestuar, është "Hel-Jon shpk". Kjo firmë merret me prodhim dhe tregtim betoni që prej vitit 2021. Mësohet se kompania ka si administrator 27-vjeçarin Samir Hoxha i cili është shpallur në kërkim.

Ai akuzohet se ka punësuar 24-vjeçarin si shofer, ndërkohë që nuk kishte patentë për drejtimin e mjeteve të rënda, teksa janë shkelur edhe rregullat e sigurisë rrugore e të punës. Ndërkohë, 27-vjeçari Samir Hoxha rezulton se është djali i Ruzhdi Hoxhës, biznesmenit që u gjet i vrarë më 6 nëntor 2021 në Qafë Mollë.

Për këtë ngjarje, në korrik 2023, Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Fredi Rrushin i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, i cili u gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në Malin e Dajtit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i ulej 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u vendos 10 vite burg. Prokuroria Tiranës kërkoi në gjykatë dënimin me 18 vite burg për Fredi Rrushin.

Për vëllanë e tij Pajtim Rrushin prokuroria kërkoi 1.5 vite heqje lirie për moskallëzim krimi dhe kryerje të veprimeve që pengojnë hetimin. Procesi ndaj tyre u zhvillua me gjykim të shkurtuar duke pranuar provat në gjendjen që janë, por jo akuzën. Në dosjen penale thuhej se i pari që kishte dyshuar tek Fredi Rrushi, ishte djali i biznesmenit.

"Shtetasi Samir Hoxha (djali i biznesmenit) ka telefonuar shtetasin Ferdi Rrushi dhe i ka kërkar takim per ta pytur per babain e tij Rrushdiun, pasi Fredi ishte personi i fundit qe ishte takuar me babain e tij. Fredi i ka thene, se nuk ndodhej ne shtepi, por kishte shkuar tek puna ne Martanesh, pasi ai atje punon si biznesmen ne nje minjere kromi dhe ne telefon i ka thene: 'Se babain tend Rrushin me date 21.10.2021 e kam lene ne mesnate tek treshi ne stacion te autobuzit, dhe sipas tij do te vinte dhe do ta merrte nje goce, nje shoqe e tij", shkruhej në dosje.

Ndryshe ka rezultuar nga kqyrja e kamerave të sigurisë dhe lokalizimi i vendit të ngjarjes. Fredi Rrushit rezulton se ka udhëtuar me viktimën drejt Dajtit, ka qëndruar në zonën ku u vra biznesmeni dhe u gropos trupi i tij dhe më pas, është kthyer sërish në drejtim të Tiranës.

aksidenti me 4 viktima

Sondazh

Poll