Politike

11 Maji/ Rama takim me kandidatët për deputetë të qarkut Durrës: Këto zgjedhje kanë rëndësi gjeopolitike!

Kreu i qeverisë i cilësoi zgjedhjet me rëndësi gjeopolitike, ndërsa u shpreh se 11 maji ka një komponent që zgjedhjet e kaluara nuk e kanë pasur. 

21 Mars 2025, 09:14 Nga B.Z
11 Maji/ Rama takim me kandidatët për deputetë të qarkut
Edi Rama

DURRËS - Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të premte një takim me kandidatët për deputet të qarkut të Durrësit në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit. 

Kreu i qeverisë i cilësoi zgjedhjet me rëndësi gjeopolitike, ndërsa u shpreh se 11 maji ka një komponent që zgjedhjet e kaluara nuk e kanë pasur. Rama e krahasoi me atë që ndodhi me Shqipërinë në vitin 1991, ku sipas tij  shqiptarët morën një vendim për të vulosur përfundimisht ndarjen me një kohë dhe sistem tjetër duke përqafuar një sistem të ri vlerash.

"Në vazhdën e takimeve me skuadrat e deputetëve, një bisedë që unë e konsideroj të rëndësishme për të vendosur disa pika kyçe të qasjes në këtë fushatë dhe të fokusit në këto zgjedhje. Gjitha problematikat dhe nevojat e komuniteteve janë të rëndësishme. Janë të rëndësishme gjithashtu të gjitha ato që kemi arritur sëbashku në këto bashki ku janë bërë punë të mëdha transformuese. Zgjedhjet e 11 majit kanë një komponent që zgjedhjet e kaluara nuk e kanë pasur. Zgjedhjet e 11 Majit kanë një komponente gjeopolitike. Ato kanë një komponent gjeopolitik që, besoj unë, zgjedhjet e kanë pasur vetëm në fillimet e transformimit demokratik pas rënies së komunizmit në 1991 kur shqiptarët morën një vendim për të vulosur përfundimisht ndarjen me një kohë dhe sistem tjetër duke përqafuar një sistem të ri vlerash",- tha Rama.

edi rama zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll