Politike

Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë për Ukrainën

Vendimi u miratua sot me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrit të Mbrojtjes, Piro Vengu dhe do të shkojë për miratim në Kuvend. 

20 Mars 2025, 22:53 Nga N.F
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për ratifikimin e
Foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë me Ukrainën, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme ndaj këtij shteti që ndodhet në luftë pas agresionit rus.

Vendimi u miratua sot me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrit të Mbrojtjes, Piro Vengu dhe do të shkojë për miratim në Kuvend. 

“Propozimin e projektligjit ‘Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës’, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Marrëveshja parashikon forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe garantimin e një mbështetjeje të qëndrueshme për Ukrainën, në një moment kritik për mbrojtjen e sovranitetit të saj. Sipas parashikimeve të projektligjit, ligji do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

edi rama ukraina

Sondazh

Poll