Politike

Klodiana Lala: Safet Gjici në gjendje të rëndë shëndetësore, e mbajnë ende në arrest me burg

Sipas saj nuk ka më arsye që Safet Gjici në atë gjendje që është të qëndrojë në arrest me burg.

20 Mars 2025, 22:45 Nga r.ll
Klodiana Lala: Safet Gjici në gjendje të rëndë
lala, gjici

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar se ish kryebshkiaku i Kukës, Safet Gjici, është në gjendje të rëndë shëndetësore në burg. Lala tha se Gjici kërkoi liri me kusht për shkak të gjendjes shëndetësore. Sipas saj nuk ka më arsye që Safet Gjici në atë gjendje që është të qëndrojë në arrest me burg.

"Zoti Gjici kërkoi liri me kusht për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore që ka patur. Safet Gjici edhe pse akti që kreu ishte moralisht i dënueshëm dhe ligjërisht, për mua, sot dy vjet më vonë, nuk ka më arsye që Safet Gjici në atë gjendje që është të qëndrojë në arrest me burg, të gjithë epikrizët rezulton në gjendje problematike shëndetësore me një sëmundje të rëndë", tha ndër të tjera Lala. 

Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të vitit 2024 nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për "korrupsion pasiv", pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. 

klodiana lala safet gjici

Sondazh

Poll