Aktualitet

U aksidentua nga furgoni në aksin Burrel-Klos, humb jetën në spital 4-vjeçari

I mituri u transportua drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë ku edhe humbi jetën.

20 Mars 2025, 21:55 Nga N.F
U aksidentua nga furgoni në aksin Burrel-Klos, humb jetën në
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Burrel-Klos. 4-vjeçari i përplasur nga një furgon në këtë aks ka humbur jetën në spital disa orë pas ngjarjes së rëndë. 

Në fillim u raportua se fëmija i aksidentuar po kalonte rrugën kur u përplas nga një furgon. Ndërkohë policia bën me dije se furgoni që drejtohej nga një 52-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës.

Më pas furgoni ka goditur fëmijën. I mituri u transportua drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë ku edhe humbi jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

aksidenti ne aksin burrel- klos nderron jete 4-vjecari

Sondazh

Poll