Vrasja e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO lë në burg Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin! Dëshmia në seancë
Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali TIRANË - Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat "Arrest në burg" për S...
Gjatë dëshmisë së sotme ai ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e Dorian Shkozës.
TIRANA- Sanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” po zhvillohet ditën e sotme në GJKKO. Nga kjo seancë janë zbardhur sërish të tjera dëshmi të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Gjatë dëshmisë së sotme ai ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e Dorian Shkozës. Ai tha se makinën ia dha Florenc Çapja.
Dumani tha se Çapja ia dha Elio Bitrit që ia solli tek bishti i Zhurit. Ai deklaroi se do t’i kthente një makinë tjetër. Gjithashtu i penduari i drejtësisë tha se Florenc Çapja e pa në TV kur ishte djegur automjeti dhe i ka shkruar. Dumani ia ka konfirmuar dhe Çapja i ka thënë: "Mendova se do bëje ndonjë surprizë këtej nga ne".
Pjesë nga dëshmia:
Avokatja: A ka qëndruar ndonjëherë Elio Bitri tek shtëpia jote?
Nuredin Dumani: Po ka qëndruar. Pasi i dhashë 35 mijë euro Bitrit edhe ai bleu një SKY.
Avokatja: Je takuar me Bitrin para vrasjes së Andi Zylyfit.
Nuredin Dumani: Po, jam takuar.
Avokatja: A i ke treguar Alibeajt, që do të ishte Elio Bitri gjuajtës tek vrasja e Dorian Shkozës.
Nuredin Dumani: Po, i kam thënë.
Avokatja: A të ka takuar Elio Bitri me Erion Alibeaj?
Nuredin Dumani: Elio më ka takuar fillimisht me Arjan Spahinë. Arjani më ka çuar tek Erioni.
Avokatja: A ke patur qëllim të vrasësh Elio Bitrin?
Nuredin Dumani: Asnjëherë.Makinën ma dha Florenc Capja. Ai ia dha Elio Bitrit që ma solli tek bishti i Zhurit. Do t’i ktheja një makinë tjetër. Ishte një Benz Class i errët. Ia kanë lyer xhamat me spraj. Florenci e pa në TV kur ishte djegur dhe më ka shkruar. Ia konfirmova, që ajo ishte. Ai me tha: Mendova se do bëje ndonjë surprizë këtej nga ne, dmth që do godisja andej.
Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, u vu në pranga mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private. Pas burgosjes, Dumani u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe dëshmitë e tij kanë zbuluar disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në vendin tonë.
Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali TIRANË - Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat "Arrest në burg" për S...
foto ilustruese ITALI- Autoritetet italiane kanë goditur një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku n&eu...
Prokurori Erjon Shehaj në KPA TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 19 mars me parasht...
Nuredin Dumani TIRANA- Sanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” po zhvillohet ditën e sotme në GJKKO. Nga kjo s...
pamje nga vendngjarja DURRËS- Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi i vodhi me dhunë ç...
Foto ilustruese VLORË- Dy zyrtarë të Partisë Socialiste janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë me urdhër t...
Pamje nga vendngjarja TIRANË - Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga aksidenti tragjik që u regjistrua mbrëmj...
Pamje nga aksidenti TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik që u regjistrua mbrëmjen e kal...
Pamje nga sulmi TIRANË - Pronari i Kompanisë Farmaceutike CFO Pharma, Nadir Çausholli ka reaguar në lidhje me sulmin që ju b&eum...
Lulzim Berisha TIRANË - Ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha ka dalë sot para GJKKO-së, ku iu komunikua masa e sigur...