Aktualitet

"Në "Sky" përdorja pseudonimin Covid19!" Nuredin Dumani: Me Henrik Hoxhajn fola për vrasjen e Dorian Shkozës! Do të merrte 35 mijë euro!

Ai u pyet nga avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj. Nuredin Dumani u pyet se si e kishte njohur Henrik Hoxhajn.

20 Mars 2025, 11:52 Nga M.B
"Në "Sky" përdorja pseudonimin Covid19!" Nuredin
Nuredin Dumani

TIRANA- Sanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” po zhvillohet ditën e sotme në GJKKO. Nga kjo seancë janë zbardhur sërish të tjera dëshmi të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Ky i fundit u pyet nga avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj. Nuredin Dumani u pyet se si e kishte njohur Henrik Hoxhajn.

Ai tha se ishte takuar më 30 dhjetor 2019, por i kishte folur Festim Qoli për të. I penduari i drejtësisë tregoi dhe detaje nga takimi me Hoxhajn për të cilin tha se diskutuan për atentatin që donin të bënin.

Ai tha se kishin në plan vrasjen e Dorian Shkozës. Nuredin Dumani ka treguar gjithashtu se në "Sky" përdorte pseudonimin "Covid19". Ndërsa për vrasjen Nuredin Dumani deklaroi se i kishte thënë Hendrik Hoxhat se "vetëm për ketë do marrësh 35 mijë euro".

Pjesë nga seanca:

Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj: Si je njohur me Henrik Hoxhajn?

Dumani: Jam takuar në 30 dhjetor 19, por më kishte folur Festim Qoli për të. Më ka folur kur kam dalë nga burgu herën e parë, kur isha për dy makina të vjedhura.

Pata një debat me një shef policie tek komisariati nr 6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë.

Mu bë qejfi për këtë. I thashë do ju jap një drekë atyre çunave. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn.

Avokatja: Ku e takove Herikun?

Dumani: Njëherë e kam takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. Atje vetëm jemi përshëndetur. Herën e dytë e takova tek hotel “Diplomat”. Kemi bërë muhabete me Festën dhe Henrikun. Diskutuam për atentatet që do bënin.

Avokatja: Sa qëndruat aty?

Dumani: E morëm Henrikun në bllok dhe shkuam tek “Diplomati”. Pastaj shkuam tek një dyqan afër “Taivanit” ku blemë një telefon të enkriptuar.

Në plan kishim vrasjen e Dorian Shkozës.

Avokatja: Ti çfarë pseudonimi mbaje Në “Sky” për kohën?

Dumani: Covid19.

Avokatja: I the Henrikut kë do vrisnit?

Dumani: Jo, i thashë vetëm që për ketë do marrësh 35 mijë euro.

Avokatja: Kush u përshi tjetër në këtë vrasje.

Dumani: Kevis Alla, Asllan Plaku dhe unë. Klevisi ishte informator.

Ditën e ngjarjes, ishte Covid, Klevisi erdhi tek shtëpia ime.

Avokatja: Çfarë beri atë ditë?

Dumani: Klevisi do sillte makinë dhe pastaj do ikte me makinën e Henrikut. Do ta vrisnim një natë më herët, por na u prish makina.

Avokatja: I keni treguar Klevis Allës për motivin e vrasjes së Dorian Shkozës?

Dumani: Nuk më kujtohet.

Avokatja: A ke pasur konflikt personal me Dorian Shkozën?

Dumani: Jo, nuk kam pasur.

Avokatja: Po konflikt fizik?

Dumani: Asnjëherë.

Avokatja: Kur vendose ta vrisje?

Dumani: Kur kam folur me Erion Alibeajn.

Avokatja: A kishe qëllim të vrisje Anxhelo Avdinë?

Dumani: Asnjëherë.

 

Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, u vu në pranga mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private. Pas burgosjes, Dumani u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe dëshmitë e tij kanë zbuluar disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në vendin tonë.

nuredin dumani

Sondazh

Poll