Bota

Telefonata e papritur e Macron gjatë një konference! Zelenskyy: Më falni Emmanuel, mund t’iu telefonoj për 15 minuta? (VIDEO)

Pas kësaj, Zelensky është pyetur nëse vërtetë e telefonoi presidenti francez.

20 Mars 2025, 13:47 Nga E. D
Telefonata e papritur e Macron gjatë një konference! Zelenskyy:
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy teksa ishte duke mbajtur një konferencë shtypi në Kiev dje, u ndërpre nga një telefonatë e homologut të tij francez, Emmanuel Macron. 

Duke e ndalur konferencën për t'iu përgjigjur telefonit të tij, Presidenti ukrainas tha me mirësjellje: "Më falni Emmanuel... Unë kam një bisedë me disa gazetarë. A mund t'ju telefonoj për disa minuta, 15-20 minuta?"

Pas disa sekondash, ku dukej se Macron kishte pranuar ftesën, Zelensky i tha: "Po, të lutem, faleminderit Emmanuel! Mirupafshim!"

Pak çaste më vonë, Zelensky u tha gazetarëve: “Ne kemi marrëdhënie të ngushta mes vendeve tona. Ai ndihmon shumë. I jam shumë mirënjohës atij". 

“Do ta thërras përsëri pas bisedës sonë”, tha ai, duke vlerësuar se ai flet me Macron.

Pas kësaj, Zelenskyy është pyetur nëse vërtetë e telefonoi presidenti francez.

“Po, sapo fola me Macron. Ne bisedojmë shpesh. Një herë në ditë, do të thosha se është mesatarja”, shtoi Zelensky.

volodymyr zelenskyy emmanuel macron

Sondazh

Poll