Bota

Zelenskyy: Sulmet ruse tregojnë se pretendimet e Putin për paqe janë propagandë

Zelenskyy përmes një postimi në X përshkroi detajet e sulmit dhe tha se sulmet e Rusisë në Ukrainë nuk ndalen megjithë pretendimet e tyre propagandistike.

20 Mars 2025, 11:13 Nga E. D
Zelenskyy: Sulmet ruse tregojnë se pretendimet e Putin për paqe
Volodymir Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainas, Volodymir Zelenskyy, ka reaguar pasi Rusia vazhdoi sulmet e saj gjatë natës në Ukrainë. Zelenskyy përmes një postimi në X përshkroi detajet e sulmit dhe tha se sulmet e Rusisë në Ukrainë nuk ndalen megjithë pretendimet e tyre propagandistike.

Presidenti ukrainas gjithashtu thotë se Rusia me çdo sulm, ekspozon qëndrimin e saj të vërtetë ndaj paqes. Sulmet erdhën disa orë pas telefonatës së Zelenskyt me Donald Trump, ku presidenti ukrainas tha se vendi i tij mund të punojë së bashku me SHBA-në për të arritur një “fund të vërtetë” të luftës.

“Falënderoj të gjithë ata që punojnë në terren dhe ndihmojnë në eliminimin e pasojave të terrorit rus. Falënderojmë ata që janë gjithmonë në detyrë, në krye të shpëtimit të jetëve. Ne besojmë se së bashku me Amerikën, me presidentin Trump dhe nën udhëheqjen amerikane, paqja e qëndrueshme mund të arrihet këtë vit”, shkruan ai në platformën X.

volodymir zelenskyy

Sondazh

Poll