20 Mars 2025, 10:54
Nga M.B
Foto ilustruese
KOÇAN- Maqedonia e Veriut do t’i varrosë sot trupat e të vdekurve nga zjarri tragjik në qytetin lindor, Kocan, fundjavën e kaluar. Të paktën 59 njerëz vdiqën dhe 155 të tjerë u lënduan si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Koçan, në orët e hershme të 16 marsit. Trupat e të vdekurve do të varrosen në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë Koçanin, Shtipin, Shkupin, Strumicën dhe fshatin Obleshevë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut urdhëroi institucionet shtetërore dhe këshilloi qeveritë lokale dhe punëdhënësit e sektorit privat t’i lirojnë të gjithë të punësuarit në territorin e Koçanit nga detyrat e punës për ditën e varrimit. Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit (KMK-OA), kryepeshkopi Stefan, ka bërë thirrje për unitet dhe lutje pas tragjedisë së tmerrshme në Koçan.
Qeveria maqedonase ka shpallur shtatë ditë zie për këtë tragjedi, ku shumica e viktimave ishin të rinj. Autoritetet kanë premtuar hetim të shpejtë dhe të plotë, si dhe kanë arrestuar 23 dyshuar deri tani, 11 prej të cilëve ndodhen në paraburgim. Autoritetet kanë zbuluar se klubi operonte në mënyrë të paligjshme, nuk kishte dokumente të vlefshme për punë, nuk dispononte leje për përdorimin e piroteknikës dhe nuk kishte nënshkruar kontratë me grupin muzikor.
Ndër shkeljet e konstatuara është edhe lejimi i të miturve në klub. Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa bendi ADN po përformonte. Ndërkohë, të gjithë të lënduarit në zjarrin e Koçanit po mjekohen në vend dhe në qendrat e specializuara mjekësore jashtë vendit.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi të mërkurën se 64 pacientë janë duke u mjekuar në institucionet publike shëndetësore në vend, dhe janë në gjendje relativisht të qëndrueshme, ndërsa 13 të tjerë janë duke u mjekuar në objektet shëndetësore private dhe 101 pacientë po mjekohen jashtë vendit./ REL
kocan
Bota
20 Mars 2025, 10:40
M.B
Hristijan Mickoski
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, deklaroi mbrëmjen e shkruar se do të...
Bota
20 Mars 2025, 10:30
M.B
Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu
TURQIA- Autoritetet turke i kanë arrestuar 37 njerëz për shkak të postimeve “provokuese&rdq...
Bota
20 Mars 2025, 08:44
B.Z
Foto ilustruese
GJERMANI - Sipas një studimi të IW prodhimet nga Gjermaniapërbëjnë të paktën 30 për qind t&eum...
Bota
20 Mars 2025, 08:22
B.Z
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT - "Vrasës, vrasës”, "Kërkojmë drejtësi” – qytetarët e Koçanit n&eu...
Bota
20 Mars 2025, 08:08
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite ka nisur një operacion të ri tokësor në Rripin e Gazës. Sipas njoftimi...
Bota
20 Mars 2025, 07:52
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Liderët e Bashkimit Evropian janë zotuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me armë,...
Bota
19 Mars 2025, 23:03
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Organizata me nam nga shumë vende të botës kanë lëshuar të mërkurën një deklaratë t...
Bota
19 Mars 2025, 23:00
N.F
Vuçiç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se ka një mori çë...
Bota
19 Mars 2025, 22:06
A.Ll
Pamje nga protestat ne Stamboll
STAMBOLL - Pavarësisht ndalimeve dhe brutalitetit të policisë në qendër të Stambollit, mij&eu...
Bota
19 Mars 2025, 21:51
A.Ll
Viktor Orban
HUNGARI - Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot se Bashkimi Evropian duhet të mbështesë përpjekjet...