Bota

Kryeministri i ri kanadez pritet të thërrasë zgjedhjet e parakohshme më 28 prill

Partia Liberale e Kanadasë ka kaluar në epërsi në disa sondazhe të opinionit publik në prag të zgjedhjeve, teksa votuesit i përgjigjen largimit të Justin Trudeau dhe ngritjes së Carney për të udhëhequr qeverinë.

20 Mars 2025, 11:23 Nga M.B
Kryeministri i ri kanadez pritet të thërrasë zgjedhjet e
Mark Carney

KANADA- Kryeministri kanadez Mark Carney do të thërrasë zgjedhjet e parakohshme federale të dielën për një votim të pritet të zhvillohet më 28 prill.

Partia Liberale e Kanadasë ka kaluar në epërsi në disa sondazhe të opinionit publik në prag të zgjedhjeve, teksa votuesit i përgjigjen largimit të Justin Trudeau dhe ngritjes së Carney për të udhëhequr qeverinë.

Në mars 2025 ish-drejtori i bankës qendrore Mark Carney fitoi garën për t’u bërë udhëheqësi i Partisë Liberale që ka pushtetin në Kanada. Ai do të zëvendësojë Kryeministrin Trudeau, mbështetja për të cilin pati rënë ndjeshëm, ndërsa vendi përballet me pasojat e tarifave të gjera nga SHBA.

kanada

Sondazh

Poll