Aktualitet

Dyshohet se ndikuan në nxjerrjen e sekreteve hetimore, arrestohen me urdhër të SPAK 2 zyrtarët socialistë (EMRAT)

Mësohet se zyrtarët socialistë në pranga janë ish-drejtuesi i IMT-së, Artjon Rrokaj dhe ish-drejtuesi i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni, të cilët janë ndaluar me vendim të GJKKO-së pas kërkesës së prokurorit Bledar Maksuti.

20 Mars 2025, 11:38 Nga M.B
Dyshohet se ndikuan në nxjerrjen e sekreteve hetimore, arrestohen me
Foto ilustruese

VLORË- Dy zyrtarë të Partisë Socialiste janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se zyrtarët socialistë në pranga janë ish-drejtuesi i IMT-së, Artjon Rrokaj dhe ish-drejtuesi i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni, të cilët janë ndaluar me vendim të GJKKO-së pas kërkesës së prokurorit Bledar Maksuti.

Ky i fundit mësohet se ka nisur një hetim për nxjerrjen sekretit hetimor ndaj dy të arrestuarve. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë çuar në drejtim të mediave dhe personave të tjerë materiale dhe dokumente hetimore të cilat janë në proces zhvillimi. 

Po ashtu raportohet se ka nisur një hetim intensiv për marrjen në pyetje të personave që kanë pasur dijeni ose dyshohet se kanë mundur të sigurojnë nëpërmjet krimeve kibernetike dokumente që kanë të bëjnë me nxjerrjen e sekretit shtetërorë. 

artjon rrokaj zambak gjoni

Sondazh

Poll