20 Mars 2025, 11:16
Nga B.Z
Pamje nga sulmi
TIRANË - Pronari i Kompanisë Farmaceutike CFO Pharma, Nadir Çausholli ka reaguar në lidhje me sulmin që ju bë godinës së kompanisë pak ditë më parë. Në një reagim në rrjete sociale, Çausholli ka hedhur poshtë pretendimet që qarkulluan në media se ky i fundit kishte dhënë dhe marrë lekë me fajde dhe se sulmi mund të kishte lidhje më këtë. Pronari i depos farmaceutike thotë se nuk janë të vërteta dhe se pista kryesore ku po heton policia është gjobëvënia.
Reagimi i Nadir Çaushollit
Mos i vrisni njerezit per here te dyte! Realisht ashtu sic e keni degjuar kompania CFO Pharma eshte qelluar me arme nga persona qe aktualisht nuk dihet kush jane. Policia po punon gjithashtu dhe une bashke me ta. Informacionet paraprake per sulmin jane per gjobevenie qe mos te lodheni me hamendesu. Nuk mjaftojne plumbat fizik qe u zbrazen te kompania ime, por duhet te shoh dhe te degjoj cdo vjellje vreri gazetaresh te disa mediave online ku disa jane per efekt te reklamave qe nuk i bej te ata (dhe konkretisht JOQ, Boldnews te cilin e kemi kallezuar), Zeri etj etj dhe disa te tjere te reja qe e bejne per shikueshmeri. Shpikin fillimisht qe une paskam aksioner persona qe nuk ekzistojne. Pastaj shpikin qe kam dhene apo marr fajde.
Shume shpejt do te thone qe ato plumba i shkaktoi Nadiri. Me vjen keq shume per realitetin ne te cilin jetojme. Duan te bejne mashtrimin lajm vetem qe te klikohen. Do doja tju beja nje paralelizem: Ne rast se une postoj qe kam degjuar qe x gazetar mashkull shkon me nje gazetar tjeter mashkull postimi im do behej lajmi kryesor ne media dhe te gjithe ju do mendonit perderisa ky e poston ka dicka te vertete per keta gazetaret. Ne te vertete une qe do shpikja lajmin e pavertete do fitoja leke dhe shikueshmeri por do njollosja padrejtesisht figuren e njerezve qe skane lidhje. Ata mund te me ofronin dhe leke qe une te hiqja lajmin.Realiteti qe une arrij te lexoj ma besoni eshte shume i shemtuar pasi di shume gjera qe njerezit e thjeshte dhe normal nuk i kuptojne dhe nuk i besojne qe ndodhin qe nga presioni i gjobave te alabakeve dhe krimineleve po ashtu dhe i disa mediave online apo individeve pa indentitet dhe qe e justifikojne ekzistencen duke shpikur.Do doja shume te gjithe te ndihmojne qe mos te ekzistojne lajme te pabazuara sepse i vrisni njerezit per se gjalli.
Ma besoni te besh biznes ne vendin tone duhet fillimisht te pergatitesh per koston e gjobevenies te disa mediave.
Nuk ndodh ne bote kjo! Une jetoj ne Tirane dhe jeta me ka perballur me shume njerez, per te cilet pavaresisht ketyre lajmeve besoj se gezojne shume respekt dhe nuk influencohen fare. Lerini njerezit e qete ne hallet e veta kur nuk i ndihmoni dot. Mos justifikoni paaftesine tuaj per te bere dicka reale duke vjelle vrer por gjeni nje pune tjeter se Shqiperia nuk ka nevoje per 1000 portale dhe 100 televizione. Realisht nuk i kam fare frike plumbat real qe ndoshta dhe mund te jem i kercenuar per jeten, versus ketyre llafeve te shemtuara dhe formes te te berit lajm. Te gjithe ju para se te shani te tjeret dilni para pasqyres dhe shifeni pak ate qe keni perballe, a eshte aq i kulluar qe te merret me tjetrin? Nuk dua ta komentoj kete pjese sepse do behem si shume nga ju. Tani mund te vazhdoni duke me share qe jam kriminel, drogaxhi, kontrobandist, kontrovers dhe cdo lloj fjale qe mund tja vidhni nga fjalori dikujt tjeter.
cfo pharma nadir causholli
Aktualitet
20 Mars 2025, 10:50
B.Z
Lulzim Berisha
TIRANË - Ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha ka dalë sot para GJKKO-së, ku iu komunikua masa e sigur...
Aktualitet
20 Mars 2025, 10:47
E. D
foto ilustruese
VLORË- Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi mbante të fshehura armë dhe ...
Aktualitet
20 Mars 2025, 10:30
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Një stallë është përfshirë nga flakët në fshatin Ravonik të Korç&eum...
Aktualitet
20 Mars 2025, 10:18
E. D
foto ilustruese
LUSHNJE- Një 27-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Krutje të Lushnjës. Policia bë...
Aktualitet
20 Mars 2025, 10:09
B.Z
Lulzim Berisha
TIRANË - Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ p&eu...
Aktualitet
20 Mars 2025, 10:06
M.B
Lulzim Berisha
TIRANA- Ka nisur në GJKKO seanca për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë e Lulzim B...
Aktualitet
20 Mars 2025, 10:01
B.Z
Paratë e sekuestruara
MORINË - Një 44-vjeçar me origjinë nga Kosoavë është proceduar penlaisht nga Policia pasi k...
Aktualitet
20 Mars 2025, 09:44
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
FUSHË-PREZË- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50 në Fushë...
Aktualitet
20 Mars 2025, 09:38
B.Z
Arma
DURRË - Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës pasi akuzohet për armbëmbajtje pa leje. N&e...
Aktualitet
20 Mars 2025, 09:32
B.Z
Dritan Palnikaj
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Dritan Palnikaj është paraqi...