Politike

Komisioni Europian shtyu hapjen e kapitujve, Berisha: KE nuk ka besim, i dha shuplakë publike Edi Ramës

Berisha tha se Komisioni Europian e shtyu hapjen e kapitujve për shkak se nuk ka besim mënyra se si do zhvillohen zgjedhjet.

19 Mars 2025, 21:26 Nga r.ll
Komisioni Europian shtyu hapjen e kapitujve, Berisha: KE nuk ka besim, i dha
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi mbrëmjen e sotme vendimin e BE për shtyrjen e miratimit të progres-raportit për Shqipërinë.

Berisha tha se Komisioni Europian e shtyu hapjen e kapitujve për shkak se nuk ka besim mënyra se si do zhvillohen zgjedhjet. Sipas tij ky vendim ishte goditje dhe shuplakë publike për kryeministrin Edi Rama. 

"Tre rezoluta ndërkombëtare thanë nuk zhvillohen zgjedhjet. Edhe ai që e quajti kukulla e Xhorxh Sorosit thaky nuk bën zgjedhje. Komisioni Europian i shtyu kapitujt. Nuk ka besim. Nuk i hapi kapitujt dhe i lidhi direkt me standardet e demokracise. I dha goditje Edi Ramës. I dha shuplakë publike. Ka një debat edhe në Parlament Europian. Ky ka hall, akti që i ra me grusht tavolinës ishte finalja e tij.", tha Berisha.

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian vendosi që të shtyjë për në muajin qershor miratimin e progres-raportit për Shqipërinë, i hartuar nga raportuesi i BE-së për vendin tonë, Andreas Schieder. Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit konsiderohen si gur prove në arritjen e standardeve të kërkuara nga Brukseli. Gjatë diskutimeve eurodeputetët këmbëngulën në nevojën për të adresuar dhe zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.

"Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 11 Maj. Ne do të monitorojmë nga afër zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, ndërsa për këtë do të ndihmojë edhe zyra që Parlamenti Evropian do të hapë në Tiranë. Kjo është arsyeja se pse ne do ta votojmë raportin për këtë vend në muajin Qershor për të pasqyruar ecurinë e këtyre zgjedhjeve.", u shpreh eurodeputetja Jalloul Muro në seancën e PE. Eurodeputetët inkurajuan luftën kundër korrupsionit, dhe vunë theksin tek rëndësia e zbatimit të reformave.

sali berisha

Sondazh

Poll