Politike

"Sa herë ke provu me mu, ke dështu", Rama “diss” Bashës me një këngë tjetër të Unikkatilit: Kur ta shohësh këtë nesër, kap ndonjë pasagjer demokrat se po t’i ha bufi!

Ai më tej u shpreh se Basha nuk dihet t'ia qajë hallin pasi sipas tij PS është një oqean dhe sa herë bie, ngrihet.

19 Mars 2025, 21:26 Nga N.F
"Sa herë ke provu me mu, ke dështu", Rama “diss”
Basha dhe Rama

TIRANË- Replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës nuk kanë të ndalur. Rama në një video të publikuar së fundmi ka vendosur tia kthejë "diss-n" Bashës me të njëjtën monedhë duke replikaur me të nën ritmet e repit.

Pas deklaratave të Bashës më herët teksa i thoshte Ramës ‘ku i ke shokët’, duke i vendosur një këngë të Unikkatil, kryeministri i është përgjigjur këtë mbrëmje me një këngë tjetër të këngëtarit. Në sfond dëgjohën vargjet "Sa herë e ke provuar, ke dështuar me mua", ndërsa Rama e ironizoi duke i thënë Bashës se është i madh. Ai më tej u shpreh se Basha nuk dihet t'ia qajë hallin pasi sipas tij PS është një oqean dhe sa herë bie, ngrihet. Rama nuk kurseu ironitë edhe për PD-në ndërsa i rikujtoi Bashës së ata e përzunë atë.


“Mirë pra mirë dakord, kërkova këtë Unikkatilin që ke qejf ti, shih çfarë më doli… (dëgjohet në sfond kënga e tij)… e nigjove? Ça thotë ai mo vlla? ‘Pse nuk e kupton që ti s’mun m’u shty me mu, ti ndaç mohoje dost sa herë ke provu me mu, ke dështu’. I madh je! Ku i kam shokët unë ë?

Ore ta thash mos ma qaj hallin mu. PS është oqean, një bie, mijëra ngrihen. S’është kënetë si ajo që ishe ti dhe të përzunë, ndër të bënë, por nuk është as lugë uji si kjo që je zhyt! Ta thash pra, për njerëzit me fat thuhet i lindur me këmishë, po ti ke lindur me këmishë note, me super super fat. Hajde artist se ti je t’u flejt tashi, kur të shohësh nesër këtë, nigjo, mos ma harro nalo içik, kap naj pasagjer demokrat se gjynof, po t’i ha bufi të gjithë”, shprehet Rama.

rama basha

Sondazh

Poll