19 Mars 2025, 21:15
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme se te shqiptarët ka shpërthyer një optimizëm për të votuar kundër qeverisë aktuale. Berisha tha se takimet e zhvilluar në Shkodër dhe në Itali janë dëshmi të një klime entuziazmi të panjohur që nga viti 1991. Ai shtoi se kryeministri Edi Rama nga këto zgjedhje do dalë i përmbysur. Më tej u shpreh se shqiptarët e ka rritur besimin te koalicioni i Partisë Demokratike dhe programi qeverisës i saj.
"Takimi në Shkodër ishte si Parma, Milano, Roma, Athina. Është fakt i pamohueshëm se një optimizëm i madh ka shpërthyer e po shpërthen te shqiptarët për t’u ndarë nga narkodiktatura e Shqipërisë dhe narkoditaktori Edi Rama. S’e shkëput dot Shkodrën nga Milano, Roma, Parma, Athina…janë të gjitha dëshmi të një klime, entuziasmi të panjohur nga ‘91 deri më sot. Reagimi ndaj një diktature të re, reagimi i shqiptarëve. Pse do shpërthente më aq entuziasëm kudo?! Shpërthen se është krijuar vetëdëija te shqiptarët, se ky regjim është narkodiktaturë që po shkatërron Shqipërinë dhe Shqipëria duhet të shpëtojë prej tij.
Kësaj here ai do të dali i përmbysur. Me këtë entuziazëm që shoh unë te shqiptarët ai do të përfundojë në shifrat e 1992. Të themi që shqiptarët janë budallenj, nuk janë kurrë, të themi që hanë bar, nuk hanë kurrë. Ç’është ky shpërthim? Nuk është problemi sa ishte numri, por aty ishte shpërthimi i tyre me një energji të jashtëzakonshme. Sot shqiptarët po shfryjnë më shumë se kurrë kundër regjimit dhe po shpreh besimin më të madh te PD dhe aleanca jonë, duke arritur vërtetë të prekë telat e shqiptarëve, ka arritur të pëlqehet prej tyre.", tha Berisha.
Ai tha se kryeministrit Rama iu mbyllën takimet me diasporën, pasi edhe vetë Taulant Balla e kishte informuar mbi indiferentizmin e emigrantëve.
"Kush i nisi takimet i pari, a i nisi Rama. Si i sosi, ju fikën takimet, i mbylli takimet ai. S’është vetëm kjo që sheh, u detyrua të mbyllë takimet. Taulant Balla u bë zjarrfikësi kryesor i tyre, se prisnin. Balla u thoshte bashkëpunëtorëve se s’na presin, nuk na duan. Ndaj Rama s’guxonte të shkonte më, mori fund, iku", u shpreh Berisha .
sali berisha
Politike
19 Mars 2025, 21:10
N.F
Gjin Gjoni, Gjekmarkaj dhe Metaliaj
LEZHË- Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka folur para mediave pas daljes nga komisariati i Lezhës ku i...
Politike
19 Mars 2025, 21:06
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e p&...
Politike
19 Mars 2025, 21:01
N.F
Gjekmarkaj
LEZHË- Një incident është regjistruar pasditen e sotme në një miting të Partisë Socialiste gjat&eum...
Politike
19 Mars 2025, 21:04
r.ll
tirana
TIRANË- Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e përdor...
Politike
19 Mars 2025, 20:59
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e p&...
Politike
19 Mars 2025, 20:48
r.ll
rama, berisha, shehaj, lapaj
TIRANË- Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Meto...
Politike
19 Mars 2025, 20:41
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Një incident është regjistruar pasditen e sotme në një miting të Partisë Socialiste gjat&eum...
Politike
19 Mars 2025, 20:28
N.F
Ministri Vengu
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka dhënë më tepër detaje rreth marrëveshjes Shqipëri-Kosovë...
Politike
19 Mars 2025, 20:21
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot gjatë prezantimit të programit qeverisës të PD-s&eu...
Politike
19 Mars 2025, 20:04
N.F
Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes 2025-2029 për pronë...