Politike

"Policia mos të përdoret politikisht", Gjekmarkaj pas shoqërimit të tre protestuesve në Lezhë: Konflikt i stisur nga policia bashkiake! Ata kanë hapur vetëm një parullë

Gjekmarkaj theksoi se kjo është e vërtëtë pasi qytetarëve të Lezhës po u merret fryma nga ndotja që po u bëhet nga një fabrikë në këtë zonë. Ai theksoi se protesta në një vend demokratik është një akt normal dhe pas protestës kthehen në shtëpi dhe jo në Komisariat.

19 Mars 2025, 21:10 Nga N.F
"Policia mos të përdoret politikisht", Gjekmarkaj pas
Gjin Gjoni, Gjekmarkaj dhe Metaliaj

LEZHË- Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka folur para mediave pas daljes nga komisariati i Lezhës ku ishte i pranishëm për të ndërmjetësuar ndalimin e shoqërimit të tre protestusve. Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij u shpreh se shoqërimi i tre personave gjatë mitingut të PS-së në Lezhë është një konflikt artificial dhe i stisur nga policia bashkiake. Ai shtoi se policia po përdoret politikisht dhe se protestuesit ishin paqësorë pasi kanë hapur vetëm një parrulë ku shkruhej "Na morët frymën".

 

Gjekmarkaj theksoi se kjo është e vërtetë pasi qytetarëve të Lezhës po u merret fryma nga ndotja që po u bëhet nga një fabrikë në këtë zonë. Ai theksoi se protesta në një vend demokratik është një akt normal dhe pas protestës kthehen në shtëpi dhe jo në Komisariat. Në krah të Gjekmarkaj ishin edhe dy kandidatët e opozitës për deputet në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni dhe Lindita Metaliaj.

gjekmarkaj shoqerimi i 3 personave ne lezhe pas incidentit ne mitingun e ps

Sondazh

Poll