19 Mars 2025, 21:06
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e parë zgjedhore të Qarkut Tiranë, të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.
Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit për zgjedhjet e 11 Majit është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? Nëpërmjet kësaj pyetje në të gjitha matjet politike arrijmë të lexojmë prirjen e votës së qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. Përgjigjet në matjen e parë për Qarkun e Tiranës tregojnë se: 35.2% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste; 24.6% e tyre do të votonin Partinë Demokratike.
Dhe me radhë si më poshtë, 5.7% e qytetarëve do të votonin “Shqipëria Bëhet”, 4.4% “Partia Mundësia” 2.8% “Lëvizja Bashkë”, 1.5% Nisma Thurje, 1% Partia e Lirisë, 0.9% parti të tjera. Ndërkohë 23.9% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.
Krahasuar qytetarët e Qarkut Tiranë me qytetarët në gjithë Shqipërinë për të njëjtën pyetje duket se PS votohet 3.9% më pak në Qarkun Tiranë se në nivel kombëtar (35.2%-39.1%) ndërkohë që edhe PD votohet 3.2% më pak në Qarkun Tiranë se në nivel kombëtar (35.2%-39.1%). Nga ana tjetër të gjitha partitë e reja duket se do të votohen më shumë në Qarkun e Tiranës sesa në nivel kombëtar. Ndërkohë që lidhur me të pavendosurit, në Qarkun Tiranë janë 4.9% më shumë se në nivel kombëtar (23.9%-19%)./Euronews.al


zgjedhjet e 11 majit
1
2
Politike
19 Mars 2025, 21:01
N.F
Gjekmarkaj
LEZHË- Një incident është regjistruar pasditen e sotme në një miting të Partisë Socialiste gjat&eum...
Politike
19 Mars 2025, 21:04
r.ll
tirana
TIRANË- Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e përdor...
Politike
19 Mars 2025, 20:59
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e p&...
Politike
19 Mars 2025, 20:48
r.ll
rama, berisha, shehaj, lapaj
TIRANË- Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Meto...
Politike
19 Mars 2025, 20:41
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Një incident është regjistruar pasditen e sotme në një miting të Partisë Socialiste gjat&eum...
Politike
19 Mars 2025, 20:28
N.F
Ministri Vengu
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka dhënë më tepër detaje rreth marrëveshjes Shqipëri-Kosovë...
Politike
19 Mars 2025, 20:21
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot gjatë prezantimit të programit qeverisës të PD-s&eu...
Politike
19 Mars 2025, 20:04
N.F
Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes 2025-2029 për pronë...
Politike
19 Mars 2025, 19:51
N.F
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shprehur se Koalicioni për...
Politike
19 Mars 2025, 19:43
r.ll
pamje nga prezantimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se vitet e fundit kanë qenë vitet e plaç...