Politike

"Synojmë të marrim 84 mandate", Blushi: Fitorja e Koalicionit të Shqipërisë Madhështore, e padiskutueshme! Meta do të jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës

Ai nënvizoi se vetëm nga Partia e Lirisë, do të jenë në total në parlamentin e ri 12 deputetë.

19 Mars 2025, 19:51 Nga N.F
"Synojmë të marrim 84 mandate", Blushi: Fitorja e
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shprehur se Koalicioni për Shqipërinë Madhështore do të fitojë zgjedhjet e 11 majit. Blushi i ftuar në studion e News 24 shtoi se presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës. Ai nënvizoi se vetëm nga Partia e Lirisë, do të jenë në total në parlamentin e ri 12 deputetë. Sipas Blushit fitorja është e padiskutueshme ndërsa theksoi se synojnë të marrin 84 mandate. 

“Fitorja e Koalicionit të Shqipërisë Madhështore është e padiskutueshme, synojmë të marrim 84 mandate. Ne duam që të kemi sa më shumë vota, që të çojmë përpara reformat tona. Ilir Meta do të jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës. 12 maji do të jetë dita e llogaridhënies për Edi Ramën. Do ta shndërrojmë Shqipërinë në vend prodhues. Partia e Lirisë do të ketë 12 deputetë në Kuvendin e ri. Ne duam të shembim këtë narko-shtet. Kryeministri është futur në bunker, njësoj si Hitleri në vitet e tij të fundit. Shqipëria është drejtuar nga një kryetar i një shoqate mafioze, ndërsa Meta është kthyer në një simbol frymëzues, simbol lirie”, tha Blushi.

Ai nënvizoi se diaspora do ta votojë Koalicionin për Shqipërinë Madhështore në zgjedhje, pasi shqiptarët u larguan dhunshëm jashtë vendit nga regjimi i Ramës.

“Të mos harrojmë se Edi Rama largoi dhunshëm 1 milion shqiptarë. Edi Rama ka ulur remitancat e emigrantëve me 50 përqind. Shqipëria vazhdon që të jetë vendi i dytë në botë për nivel ryshfeti. Ne po bëjmë çdo përpjekje që zgjedhjet të shndërrohen në referendum. Janë kërcënuar për vendin e punës të afërmit e shqiptarëve që jetojnë në diasporë.

Nuk ka shans që opozita e sotme mos të fitojë zgjedhjet. Ne dyshojmë nëse do të marrim mbi 80 mandate apo jo, por fitorja nuk ka diskutim. Më shumë se gjysma e popullsisë jeton në varfëri të plotë. Programi i PL i jep fund korrupsionit. Kryetari i PL Ilir Meta po bën punë tepër të madhe edhe në kushte izolimi për fitoren madhështore më 11 maj”, u shpreh Blushi.

tedi blushi zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll