Sport

Rangers denoncon sjelljen e disa tifozëve të saj në ndeshje ndaj Fenerbahçes në Europa League, si "të çmendur dhe kriminale"...

Klubi skocez Glasgow Rangers e ka përshkruar sjelljen e një pakice të tifozëve të tyre si "të turpshme" pasi u akuzua nga UEFA pas incidenteve gjatë ndeshjes së 1/16-tës të Europa League kundër Fenerbahçes në Ibrox javën e kaluar.

19 Mars 2025, 17:03 Nga DOSJA

Rangers denoncon sjelljen e disa tifozëve të saj në ndeshje ndaj

SKOCI - Klubi skocez Glasgow Rangers e ka përshkruar sjelljen e një pakice të tifozëve të saj si "të turpshme", pasi u akuzua nga UEFA pas incidenteve gjatë ndeshjes së dytë të 1/16-tës të Europa League kundër Fenerbahçes në Ibrox javën e kaluar.

Rangers konfirmoi të mërkurën se ata përballen me sanksione të rëndësishme pas asaj që UEFA e quajti një "banderolë raciste dhe/ose diskriminuese" e shfaqur nga një grup tifozësh ku shkruhej: "Mbajini larg ideologjive të huaja "të zgjuara". Mbroni Evropën”.

Ndërsa Rangers vlerësoi pasionin e tifozëve të tyre në një deklaratë, ata thanë se ishte "thellësisht shqetësuese dhe sinqerisht e turpshme që klubi tani përballet me sanksione të rëndësishme për veprimet e një pakice shumë të vogël".

 “Rangers është një klub futbolli modern, progresiv dhe ne jemi jashtëzakonisht krenarë për diversitetin e ekipeve, stafit dhe mbështetësve tanë”, vazhduan 55 herë kampionët skocezë. 

“Fakti që klubi po akuzohet për një rast të tillë në vitin 2025 është e turpshme dhe përbuzja për përgjegjësit do të ndahet nga shumica dërrmuese e tifozëve tanë. Kjo sjellje e pakuptimtë dhe kriminale nuk ka vend as në sport e as në shoqëri”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll