Sport

Një ‘skuadër spanjole’ arbitrash, do të vendosë drejtësi në sfidën Angli-Shqipëri

Një grup prej pesë gjyqtarësh spanjolë do të drejtojnë takimin e së shtunën në “Wembley”

19 Mars 2025, 14:30 Nga DOSJA
Një ‘skuadër spanjole’ arbitrash, do të vendosë
Arbitri Alejandro José Hernández Hernández

ZVICER - UEFA ka publikuar emrat e ‘skuadrës’ së arbitrave që do të vendosë drejtësi në sfidën Angli-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Do të jetë një ekip spanjol arbitrash, ai që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e parë të kuqezinjve në rrugën drejt Botërorit 2026.

Alejandro José Hernández Hernández do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes që do të luhet në “Wembley” më 21 mars, duke filluar nga ora 20.45.

José Enrique Naranjo Pérez dhe Diego Sánchez Rojo do të jenë asistentët e tij. Alejandro Muñiz Ruiz  do të jetë gjyqtar i katërt, ndërsa në VAR do të jetë César Soto Grado.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll