Sport

Federata Franceze në krah të mbrojtësit Wesley Fofana, viktimë e fyerjeve raciste...

Federata Franceze e Futbollit (FFF) shprehu mbështetjen e saj për Wesley Fofana, qendërmbrojtësin francez i Chelseat, i cili ishte viktimë e ofendimeve raciste pas humbjes 1-0 ndaj Arsenalit të dielën.

19 Mars 2025, 16:34 Nga DOSJA
Federata Franceze në krah të mbrojtësit Wesley Fofana,

FRANCE - Viktimë e racizmit në rrjetet sociale pas humbjes së Chelseat në fushën e Arsenalit (0-1) të dielën, Wesley Fofana ka reaguar të nesërmen përmes një storie të postuar në llogarinë e tij në Instagram.

Qendërmbrojtësi i Chelseat kishte postuar disa pamje të komenteve raciste që u shfaqën në postimet e tij të fundit dhe më pas shkroi një mesazh. Këtë të hënë edhe Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka shprehur mbështetjen e saj për francezin.

“Federata Franceze e Futbollit dhe presidenti i saj, Philippe Diallo, dënojnë me termat më të ashpra të mundshëm fyerjet raciste, ndaj të cilave u bë viktimë Wesley Fofana, pas ndeshjes mes ekipit të tij, Chelsea dhe Arsenal fundjavën e kaluar, thuhet në deklaratë.

Këto sulme në mediat sociale janë të papranueshme. Autorët e tyre duhet të ndiqen penalisht dhe të ndëshkohen. FFF dëshiron të shprehë mbështetjen e saj për Wesley Fofana dhe vendosmërinë e saj totale për të luftuar kundër të gjitha formave të diskriminimit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll