Sport

Mbingarkesë e muskujve: edhe Lautaro afër humbjes së sfidës ndaj Uruguajit…

Toro mund të mos aktivizohet nga Scaloni ndaj Selestëve, në mënyrë që të mund të rikthehet në ndeshjen kundër Brazilit

19 Mars 2025, 15:15 Nga DOSJA
Mbingarkesë e muskujve: edhe Lautaro afër humbjes së sfidës

ARGJENTINE - Pas Thuram, i kthyer nga kampi stërvitor i Francës, për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme të kyçit të këmbës, në kampin e kombëtares së tij, me disa probleme mbërriti edhe “binjaku” i tij Lautaro Martinez.

Sipas gazetës argjentinase Olé, Toro nuk u stërvit sepse po luftonte me një mbingarkesë muskulore në fleksorin e tij, gjë që e kishte detyruar tashmë të përdorte pako akulli në fundin e Atalanta-Inter.

Prandaj, trajneri i Albiceleste, Lionel Scaloni, do të duket i prirur ta kursejë atë për ndeshjen kundër Uruguajit - në të cilën Lionel Messi me siguri do të mungojë - dhe më pas ta ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Brazilit, të planifikuar për natën mes të martës dhe të mërkurës. 

Problemi i Lautaros nuk duket serioz, por kërkon vëmendje të madhe dhe do të vlerësohet dita-ditës për të parandaluar përkeqësimin e një situate aktualisht të menaxhueshme.

Për t'iu përmbajtur angazhimeve të Interit, për momentin mbingarkesa e kapitenit të zikaltërve nuk duket se e vë në dyshim praninë e tij ndaj Udineses kur të rifillojë kampionati.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll