Sport

Ndalesa në Kongo, probleme në doganë dhe mbërritja sot në mëngjes, ditën e ndeshjes... Udhëtimi aventuresk i Kamerunit

Kameruni ka duruar një udhëtim rraskapitës përpara se të arrijë Nelspruit në Afrikën e Jugut, ku do të përballet me Eswatinin këtë të mërkurë pasdite (17:00) për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

19 Mars 2025, 16:17 Nga DOSJA
Ndalesa në Kongo, probleme në doganë dhe mbërritja sot

AFRIKA JUGUT - Kameruni do të luajë ndeshjen e tij kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Eswatinit në Nelspruit të Afrikës së Jugut, këtë të mërkurë në orën 17:00.

Por si është gjendje fizike e lojtarëve që kanë qenë të detyruar të bëjnë një udhëtim të gjatë nga Yaoundé?

Që të hënën, delegacioni e dinte se duhej të largohej nga vendi të martën në mëngjes, sepse aeroporti Nelspruit mbyllet herët. Kjo tashmë kishte detyruar stafin të anulonte një seancë stërvitore të martën.

Por me ‘Luanët’, asgjë nuk shkon siç është planifikuar, pasi Ministria dhe Federata vazhdojnë përplasjen e tyre të ashpër.

Dhe udhëtimi, i cili filloi në orën 11:00, zgjati shumë, jashtëzakonisht shumë. Fillimisht iu desh të ndalonte në Kongo për t'u mbushur avioni me vajguri. Më pas, pas problemeve me vizat dhe pasaportat në Johanesburg - James Eto'o (pa lidhje me Samuelin) u mbajt në doganë për një gabim administrativ - ishte tepër vonë për të shkuar në Nelspruit.

Pothuajse katër orë pritje në aeroport, para se të dilnin në rrugë…

Kështu që mbetej vetëm të hipje në autobus. Por edhe një herë, ‘Luanët’ duhej të prisnin gati katër orë në aeroport, përpara se të dilnin në rrugë për të njëjtën kohë udhëtimi. Prandaj, kamerunasit arritën në hotelin e tyre rreth orës 3 të mëngjesit të së mërkurës.

Jo ideale për t'u përgatitur për një ndeshje të rëndësishme, edhe nëse kundërshtari mbetet më i dobëti në grup me katër humbje në katër dalje.

Po i kujt ishte faji? Duket se këto udhëtime janë në krye të ministrisë, por siç mund të imagjinohet, të gjithë do të shohin në to dorën e kundërshtarit të tyre. Lojtarët, të mësuar me këto pengesa, thonë se janë të motivuar para këtij takimi.

E vështirë të imagjinosh se si nje kombëtare tjetër do të përjetonte një udhëtim të tillë kaq aventuresk...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll