Sport

Gimenez nga kampi stërvitor i Meksikës: "Ëndërr për të luajtur për Milanin"...

Sulmuesi, i cili mbërriti në merkaton e janarit për një shumë më të madhe se 30 milionë euro nga Feyenoord, treegon për aventurën e tij të re kuqezi…

19 Mars 2025, 13:30 Nga DOSJA
Gimenez nga kampi stërvitor i Meksikës: "Ëndërr

MEKSIKE - Ndoshta nuk ishte fillimi që ai priste, por Santiago Gimenez me siguri do të jetë një nga lojtarët, nga i cili do të rifillojë vitin e ardhshëm projekti i Milanit.

Sulmuesi, i cili mbërriti në merkaton e janarit për një shumë më të madhe se 30 milionë euro nga Feyenoord, foli për aventurën e tij të re nga kampi stërvitor në Meksikë:

"Kur mbërrita te kuqezinjtë e kuptova madhështinë e klubit, por tashmë mund ta ndjeja atë nga jashtë. Nga brenda ju e ndjeni atë dy herë më shume, është gjigand, i bën njerëzit të kuptojnë se me Zotin çdo gjë është e mundur. Unë jetoj në të tashmen, e shijoj çdo sekondë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll